Bota Sport

Edicioni futbollistik 2024-2025, ja kur do të startojë Superiorja dhe kampionatet e tjera në Shqipëri

edicioni futbollistik 2024 2025 ja kur do te startoje superiorja dhe kampionatet e tjera ne shqiperi



































Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit në mbledhjen e fundit ka miratuar datat se kur do të nisin të gjitha kompeticionet kombëtare për edicionin futbollistik 2024-2025.superioreKampionati “Kategoria Superiore” pritet që të ngrejë siparin të dielën e 18 gushtit të vitit 2024 dhe kampionati i rregullt të përfundojë më datë 1 maj të vitit 2025. Ndërsa faza “Final Four” do të luhet në periudhën 9-17 maj 2025.

Ndërkaq, kampionati i “Kategorisë së Parë” është programuar të fillojë më 24 gusht 2024 dhe të përfundojë më 19 prill 2025. Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet në muajin dhjetor, përkatësisht më datë 26 dhjetor 2024. Ndërsa Kupa e Shqipërisë do të nisë rrugëtimin më datë 25 shtator 2024 dhe do të ulë siparin me finalen më datë 4 maj 2025.

Më poshtë gjeni të gjitha datat e fillimit dhe përfundimit të të gjitha aktiviteteve kombëtare për sezonin futbollistik 2024-2025:

Kampionati Kategoria Superiore të fillojë më datë 18.08.2024 dhe të mbarojë në datën 01.05.2025;

Faza “Final Four” e kampionatit Kategoria Superiore të fillojë më datë 09.05.2025 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025;

Superkupa e Shqiperisë të zhvillohet në datën 26.12.2024;

Kupa e Shqiperisë të fillojë më datë 25.09.2024 dhe të mbarojë në datën 04.05.2025;

Kampionati i Kategorisë së Parë të fillojë më datë 24.08.2024 dhe të mbarojë në datën 19.04.2025;

Kampionati i Kategorisë së Dytë të fillojë më datë  21.09.2024 dhe të mbarojë në datën 06.04.2025;

Kampionati i Kategorisë së Tretë të fillojë më datë  20.10.2024 dhe të mbarojë në datën 06.04.2025;

Kampionati i Vajzave të fillojë më datë 28.09.2024 dhe të mbarojë në datën 26.04.2025;

Faza “Final Four” e kampionatit të vajzave të fillojë më datë 04.05.2025 dhe të mbarojë në datën 18.05.2025;

Kampionati i U-21 Superiore të fillojë më datë 02.10.2024 dhe të mbarojë në datën 25.04.2025;

Kampionati U-19 Superiore të fillojë më datë 01.09.2024 dhe të mbarojë në datën 20.04.2025;

Kampionati U-18 Superiore të fillojë më datë 01.09.2024 dhe të mbarojë në datën 20.04.2025;

Kampionati U-17 Superiore të fillojë më datë 01.09.2024 dhe të mbarojë në datën 20.04.2025;

Kampionati U-16 Superiore të fillojë më datë 15.09.2024 dhe të mbarojë në datën 10.05.2025;

Kampionati U-15 Superiore të fillojë më datë 15.09.2024 dhe të mbarojë në datën 10.05.2025;

Kampionati U-14 Superiore të fillojë më datë 15.09.2024 dhe të mbarojë në datën 10.05.2025;

Kampionati U-13 Superiore të fillojë më datë 01.09.2024 dhe të mbarojë në datën 20.04.2025;

Kampionati Kategoria e Parë U-19 të fillojë më datë 08.09.2024 dhe të mbarojë në datën 13.04.2025;

Kampionati Kategoria e Parë U-17 të fillojë më datë 08.09.2024 dhe të mbarojë në datën 13.04.2025;

Kampionati Kategoria e Parë U-16 të fillojë më datë 22.09.2024 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025;

Kampionati Kategoria e Parë U-15 të fillojë më datë 22.09.2024 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025;

Kampionati Kategoria e Parë U-14 të fillojë më datë 22.09.2024 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025;

Kampionati Kategoria e Parë U-13 të fillojë më datë 22.09.2024 dhe të mbarojë në datën 17.05.2025;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts