Sport

Edlir Tetova i lumtur: Ishte si një ndeshje për “Final Four”, të gjithë dhanë maksimumin për Egnatian

edlir tetova i lumtur ishte si nje ndeshje per final four te gjithe dhane maksimumin per egnatian
edlir tetova i lumtur ishte si nje ndeshje per final four te gjithe dhane maksimumin per egnatian

Edlir Tetova, tekniku i Egnatias komentoi suksesin 2-1 ndaj Partizanit.

“Mendoj që ishte një “Final Four” pasi vinim me 3 mungesa, por ata që i zëvendësuan ja arritën më së miri, këto ishin sakrificat për ato 8 ndeshje që skishim bërë mirë. Mendoj që po ti shohim me statistika ne jemi prodhues, por sot nuk e shfaqëm për 90 minuta kjo edhe për shkak të rezultatit, e kërkova vetë si trajner. Ishte tamam si “Final Four”, e kisha përgatitur skuadrën për dy rezultatet, por kjo ishte ajo ndeshje që mungon një lojtar dhe vjen tjetri dhe bën maksimumin.

Eksperienca e Xhemajlit dihet në mbrojtje, gabimet i ka me pikatore, Spahiu dihet pastaj tek pjesa lart, unë i kam të gjithë lojtarët shumë të rëndësishëm. Patjetër që kemi bërë gabime sidomos në 12 minutat e para, ndoshta vjen nga motivimi i tepërt dhe presioni i Partizanit ishte i mirë. Por pasi bëmë ndryshime në mesfushë ccdo gjë në pjesën e parë foli për ne. Tek goli i Partizanit ishte në formë tranzicioni, i kam kërkuar lojtarëve që të bënin faull dhe kjo nuk ndodhi, morëm një gol që ishte i evitueshëm” – Tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts