Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës, kërkoi dorëheqjen e Erion Veliajt, duke thënë se ‘kolegët e tu s’të mbrojnë dot”.
Balliu i ka bërë thirrje policëve që të bashkohen në protestë dhe të mos qëndrojnë para godinës së Bashkisë së Tiranës.
Sipas tij, policët kanë arsye të protestojnë me qytetarët, pasi u kanë rritur orët e punës dhe nuk u kanë shtuar pagën.
Për Balliun, paratë e Buxhetit të Shtetit që do të shërbenin për rritjen e pagave shkuan në xhepat e Plarent Ndrecës, ish sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, i cili tenderoi blerjen e uniformave të reja.
“Këta efektiv policie sot janë ty, duke i shtuar parlamenti i drogë dhe i krimit, orët e punës pa i dhënë asnjë cent.
Sot ju duhet të vinit në protestë, të bashkoheshit me qytetarët dhe jo me ata që ju rrisin orët e punës dhe nuk ju rrisin rrogat.
Paratë e buxhetit që do shërbenin për rritjen e rrogave të tuaj, e di kush i mori? I mori Plarent Ndreca ua mori lekët, i futi ne xhep. Sekretari i Përgjithshëm, i mori paratë i futi ne xhep dhe ua dha vetëm kapelën 500 euro ‘Made in Plarent Ndreca”. Sot s’ua rrisin rrogat se s’ka para. Si të ketë para, kur paratë shkojnë te Taulanti, te Plarenti e te Belinda. Ne jem të rrethuar nga hajdutë, hajdutë ne qeveri, hajdute ne Bashki, hajdutë në Parlament. Vetëm hajdute kane këta.
Erion Veliaj, kryetarit te organizatës kriminale 5D, kam një mesazh, kolegët e tu nuk të mbrojnë dot, jep dorëheqjen mos na detyrë të kapim prej leckash dhe të flakim në rrugë”, tha Balliu.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co