Efektivi humbi jetën pasi ra me motor në kanal, flasin banorët: Koha ishte për faqe të zezë. Problem janë…

efektivi humbi jeten pasi ra me motor ne kanal flasin banoret koha ishte per faqe te zeze problem jane
efektivi humbi jeten pasi ra me motor ne kanal flasin banoret koha ishte per faqe te zeze problem jane

Një aksident i rëndë ndodhi në Shkodër, ku efektivi Nikollë Lekndreaj, 51 vjeç ka ndërruar jetë duke ecur me një motor, pasi ra në një kanal. Shkak dyshohet moti i keq.

Banorët thonë se problem më tepër janë kanalet, pasi ata mbushen me ujë dhe arrijnë nivelin e rrugës. Sipas tyre, koha në momentin që ka ndodhur aksidenti ka qenë e keqe.

Banori 1: Koha ka qenë shumë e vështirë. Ka qenë një stuhi shumë e rrëmbyeshme. Ka një javë që reshjet nuk janë ndaluar. Kanali kishte kaq shumë ujë, sa është barazuar me rrugën në nivel. E kam njohur viktimën. Viktima Nikolla ka qenë njeri shumë i mirë.

[embedded content]

Banori 2: Koha ka qenë për faqe të zezë. Te ne nuk është problemi i shiut, se shi bie gjithë kohës. Problem janë kanalet. Niveli i ujit ka qenë 70 centimetra. Nuk është problem dëmi në bagëti, problemi është tek jeta e njerëzve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co