Egnatia “blindon” Tetovën, kontratë deri në 2027, Partizani pa trajner, “gjuan” në Kroaci

egnatia blindon tetoven kontrate deri ne 2027 partizani pa trajner gjuan ne kroaci

Një kontratë e re, një projekt që vijon, me Edlir Tetovën në krye. Egnatia as që ka ndërmend të ndryshojë, por i beson sërish të njëjtit “arktiket” që i ka dhuruar 3 trofe, 2 Kupa të Shqipërisë dhe një titull kampion. Pak përpara startit të sezonit të ri, presidentit Demrozi dhe trajneri Tetova gjetën akordin për të zgjatur bashkëpunimin e tyre deri në 2027.

Tetova
Tetova

Pavarësisht se ishte nën kontratë, Agim Demrozi dhe trajneri Tetova konfirmuan rinovimin e kontratës, një lëvizje kjo për t’i dhënë fund zërave që e shihnin Tetovën larg Egnatia, por mbi të gjitha një shenjë besimi ndaj një trajneri që po shkruan historinë e klubit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ashtu si në vitet e fundit, Egnatia mbetet një nga ekipet më aktive në tregun e transferimeve duke konfirmuar ambicien e klubit për të mbrojtur titullin kampion. Tetova u lakua edhe si pasuesi i Shehit në krye të Partizanit, por të kuqtë nuk kanë gjetur ende një zëvendësues.

Bojko
Bojko

“Demat” do të drejtohen sërish nga Arbër Abilaliaj, drejtori sportiv, deri në gjetjen e një trajneri të ri. Sipas Panorama Sport, kandidati kryesor, të paktën për momentin, është Miroslav Bojko. Në karrierën e tij tekniku kroat ka drejtuar ekipe të nivelit të dytë, ndërsa ka qenë zëvendës i Zoran Zekic te Sherif Tiraspol në Moldavi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →