Egnatia, Tetova i mërzitur: Duhej të ishim ekip konkret, të fokusohemi në ndeshjet e radhës

egnatia tetova i merzitur duhej te ishim ekip konkret te fokusohemi ne ndeshjet e radhes
egnatia tetova i merzitur duhej te ishim ekip konkret te fokusohemi ne ndeshjet e radhes

Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova  u shfaq i mërzitur pas humbjes 2-1 ndaj Vllaznisë.

“Mbas ecurisë së mirë që Vllaznia kishte treguar këto 10 javë, e kishim përgatitur si një mini-‘Final 4’. Mendoj se ishte një lojë e menaxhuar mirë nga çunat e mi. Përtej rasteve, mendoj se duhet të konkretizonim më shpejt.

Ka luhatje. Lojtarët, përveç Ibrahimoglus dhe Montenegros, duhet të njihen pak më mirë, por unë nuk kam çfarë pres më. Dylis menduam t’i jepnim 45-minutësh sot, që mendoj se ishte pozitive. Falënderoj çunat që po rrinë në stol dhe po pranojnë këtë rotacion.

Një është mundësia për të tjerët, por dhe Kupa. Jemi fituesit e Kupës së vjetshme dhe duam të ruajmë titullin.

Do jetë një ndeshje e fortë. Laçi ka ndryshuar, por ai është një kompeticion tjetër. Do të jemi vigjilentë dhe do të kemi fokus në maksimum.

Derbi i djeshëm? Kemi qenë në udhëtim atë orë, kemi partë shumë pak. Por nuk mund të merret për bazë një ndeshje. Janë dozat e mëdha, emocioni i tifozerisë dhe ne duhet të mësohemi me këtë”, – tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →