Sport

Egnatia tregon forcën në Conference League, ia del në ndeshjen e parë në Islandë

egnatia tregon forcen ne conference league ia del ne ndeshjen e pare ne islande
egnatia tregon forcen ne conference league ia del ne ndeshjen e pare ne islande

Egnatia mundi 0-1 Vikingur Reykjavik në Islandë, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Doukou. Vendasit provuan të reagojnë në të gjitha mënyrat në fraksionin e parë, pa rezultat.

Në pjesën e dytë, islandezët shtuan presionin, por prapavija rrogozhinase tregoi se është në një natë të mirë. Vikingur “flirtoi” disa herë me golin, fati nuk e deshi që topi të shkonte në rrjetë.

Kështu, Egnatia siguroi një rezultat të rëndësishëm, në pritje të ndeshjes së dytë, që luhet pas disa ditësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts