Einxhel Shkira së shpejti në ekran: Do të shihemi siç doni ju të më shihni

einxhel shkira se shpejti ne ekran do te shihemi sic doni ju te me shihni
einxhel shkira se shpejti ne ekran do te shihemi sic doni ju te me shihni

TIRANE
Me sa duket Einxhel Shkira do të rikthehet së shpejti në ekran!

Së fundmi, u përfol se Einxhel Shkira do të jetë pjesë e edicionit të katërt të BBV, ku do të marrin pjesë ish-banorët më të përfolur gjatë tre edicioneve, por me anë të përgjigjes së saj të fundit, e vë pak në pikëpyetje pjesëmarrjen e saj.

Në foton që postoi dje, një ndjekëse e pyeti nëse do të jetë pjesë e edicionit të katërt të BBV.

Einxhel, do të të shohim sërish në “Big” siç po lexojmë? Megjithëse do të doja të të shihja duke shkëlqyer në TV, jo sërish pjesë e atij formati, pyeti ndjekësja.

Nga ana tjetër, Einxhel u përgjigj se do ta shohim shumë shpejt në ekran, pa dhënë më shumë detaje se në cilin format.

Në TV e sigurt që shumë shpejt do të shihemi ashtu siç doni ju të më shihni, u përgjigj Einxheli. Mbetet për t’u parë nëse Einxhel do të jetë pjesë e edicionit të katërt të BBV siç përflitet apo do të vijë me diçka krejt tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co