Ky është një Evropian unik edhe për kreun e FSHF-ës, Armand Dukën, i cili ndodhet në Gjermani me një status të veçantë atë të zëvendës presidentit të UEFA-s, por e gjithë vëmendja e tij është te përfaqësim i Shqipërisë. Në një reagim në faqen e tij zyrtare, në rrjetet sociale, Duka theksoi edhe një herë se pavarësisht se ndodhemi në një grup shumë të vështirë, objektivi është të kalojmë në fazën tjetër:
Dita e Euro 2024 erdhi!
Në mbrëmje nis eventi më i rëndësishëm i futbollit në botë dhe mes garuesve jemi edhe ne, Shqipëria. Kemi arritur deri këtu plot meritë, të vendosur që në fillim dhe tani duhet ta shijojmë.
Përfaqësojmë një komb dhe të gjithë djemtë jam i sigurt që do bëjnë më të mirën e tyre për ta lartësuar emrin e Shqipërisë. Pavarësisht kundërshtarëve të fortë që kemi përballë, ekipi i bashkuar në fushë do tentojë të lërë shenjë.
Italia është e para në radhë, pastaj vijnë Kroacia dhe Spanja. Dëshira jonë është e madhe të kalojmë në raundin tjetër dhe nuk ka arsye pse mos ta provojmë.
Momenti ka ardhur, le ta shijojmë!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co