Ekipi fitues nuk ndryshon, Inzagi me heronjtë e “yllit të dytë” në debutim

ekipi fitues nuk ndryshon inzagi me heronjte e yllit te dyte ne debutim





































Është Interi i 22 prillit, ai i yllit të dytë në fanellë, i buzëqeshjeve dhe festës. Është një Inter thuajse perfekt. Nga këtu duhet të riniset Simone Inzagi. Kur duhen 6 ditë nga debutimi në kampionat, trajneri po mendon që në Xhenova të luajë me 11 titullarët e titullit kampion. Është diçka shumë pozitive, nisur edhe nga fakti që disa lojtarë janë të dëmtuar dhe jo në formë. Por formacioni bazë është gati dhe ky është një lajm i mirë.

inter

LAUTARO, GATI- Kapiteni Lautaro Martinez është gati dhe sulmi do të formohet nga Tu-La. Ishte reparti që po shqetësonte më shumë trajnerin italian, por kur ka parë mënyrën se si ka ardhur kapiteni në stërvitje ka nisur ta bëjë gjumin të qetë. Lautaro është në formë, i motivuar dhe i kthjellët. Duket sikur përveç pushimeve ka bërë stërvitje intensive. Ka bërë një javë punë për të gjetur formën optimale, ashtu si shokët e skuadrës. Pjesën tjetër të punës do ta bëjë 2 javët e pushimit për kombëtaret.

Në 3 javët e para të kampionatit nuk do të ketë ndeshje në mesjavë, kështu që Lautaro pak nga pak do të kërkojë të gjejë ritmin dhe të rritet fizikisht. Trajneri i kërkon kapitenit një sforco për 60 minutat e para të ndeshjes me Xhenoan, pastaj do ta zëvendësojë. Sepse mund ta bëjë, sepse në stol do ta ketë si Taremin ashtu edhe Arnautoviçin. Iraniani është duke bërë hapa konkretë drejt rikthimit në fushë dhe do të garantojë të paktën 30 minuta që Lautaro të pushojë. Por nëse nuk do të ketë befasi gjatë javës edhe Arnautoviç do të jetë gati. Kështu që emergjenca ka kaluar.

sdffdsfdssfdfdsfsddfsd

PA EKSPERIMENTE- Nëse forma fizike është një anë e medaljes, gjatë kësaj jave do të punohet për cilësinë. Mesfusha do të jetë ajo e ëndrrave, ajo që di të luajë me sy mbyllur: Barela-Çalhanoglu-Mkitarian. Turku nuk luajti kundër Çelsit për shkak të një problemi fizik, por do të jetë gati për Xhenoan. Do të jetë ai lideri në “Marasi”, teksa Zielinski që mund të kërcënojë fanellën e titullarit të ndonjërit prej tyre është i dëmtuar.

MBROJTJA- Nëse në portë do të rikthehet Zomer, një nga pikëpyetjet e mëdha që ka trajneri Simone Inzagi lidhet me qendrën e djathtë. Bisek ka bërë një punë të shkëlqyer gjatë kësaj faze përgatitore, madje edhe ndaj Çelsit tregoi se është në rritje. Kështu që gjatë këtyre ditëve i takon Pavarit që ta ulë në stol. Açerbi nuk ka rivalë në qendër, ndërsa në të majtë Bastoni pritet të jetë nga minuta e parë. Pavarësisht se edhe ai nuk është në 100% të formës dhe dje në Londër luajti Karlos Augusto, mund të rikthehet nën urdhrat e trajnerit. Nga krahët do të luajnë Darmian dhe Dimarko.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →