Bota Sport

EKSKLUZIVE/ “Bomba” e merkatos së verës, Dinamo firmos me sulmuesin vlonjat

ekskluzive bomba e merkatos se veres dinamo firmos me sulmuesin vlonjat





































Dinamo bën goditjen e madhe të merkato së verës. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se sulmuesi vlonjat, Dejvi Bregu, është lojtari më i ri i bluve.

bregu

Pak minuta më parë ai ka firmosur kontratën me Dinamon, teksa është bindur nga oferta e presidentit Ardian Bardhi. Në fakt, mendohej se vlonjati do të rikthehej te Flamurtari, pasi kishte marrë një ofertë edhe nga Sinan Idrizi, me këtë të fundit që ka konfirmuar gjithçka për gazetën.

Gjithsesi, gjërat kanë ndryshuar dhe Bregu ka zgjedhur të vijojë karrierën në Superiore me Dinamon.

Bregu ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, duke u bërë padyshim një prej goditjeve më të mëdha të klubeve të Superiores në verë.

Mesa duket Dinamo e ka lënë jehonën e merkatos pak ditë para kampionatit. Nuk ka vonuar shumë as zyrtarizimi i klubit kryeqytetas nëpërmjet faqen zyrtare.

POSTIMI I DINAMOS: 

Dejvi Bregu vishet blu!

FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e një emri të njohur të futbollit shqiptar, si Dejvi Bregu. Presidenti Adrian Bardhi ka bërë goditjen e madhe, duke firmosur një kontratë 3-vjeçare me sulmuesin vlonjat.

Bregu luan në të dy krahët e sulmit, por edhe si numër 10. Futbollisti 28-vjeçar është aktivizuar në vendin tonë me Flamurtarin, Luftëtarin, Skënderbeun dhe Teutën. Ai ka luajtur gjithashtu në dy kampionate të huaja, në Turqi dhe në Poloni.

Dinamo City siguron kështu një lojtar cilësor me eksperiencë, që pritet ta ndihmojë për arritjen e objektivave të sezonit të ardhshëm. Mirsevjen në familjen blu, Dejvi Bregu!

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts