Bota Sport

EKSKLUZIVE/ Dinamo godet sërish në merkato, blutë arrijnë akordin me mbrojtësin e majtë të Kombëtares

ekskluzive dinamo godet serish ne merkato blute arrijne akordin me mbrojtesin e majte te kombetares





































Dinamo është shumë afër një tjetër goditjeje të bujshme në merkato. Lojtari i Kombëtares shqiptare, Naser Aliji, pritet të veshë fanellën blu këtë sezon.

Naser-alijiii-640x426

Mes palëve duket se ka një akord dhe pritet tashmë që gjithçka të marrë formë zyrtare. “Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë qenë në kontakte me mbrojtësin e majtë dhe së fundi kanë marrë “Po”-në e tij për te qenë pjesë e “Nëndetëses”. Burime të gazetës bëjnë me dije se lojtari 30-vjeçar do të jetë në Tiranë brenda fundjavës dhe atëherë do të mësohen më shumë detaje në lidhje me këtë bashkëpunim. Nëse çdo gjë shkon mirë, do të ishte një lëvizje e rëndësishme për Dinamon, që më parë ka goditur me afrime si, Bruno Dita dhe Dejvi Bregu. Për Alijin do të ishte hera e parë që do të luante në kampionatin shqiptar.

KARRIERA – Naser Aliji ishte pjesë e Kombëtares kuqezi në Europianin e Gjermanisë, ku nuk u aktivizua asnjë minutë. Interesant është fakti se e njëjta gjë ka ndodhur me këtë futbollist edhe në 2016-ën, në Europianin e Francës. Ai është pjesë e kuqezinjve që prej vitit 2015 dhe numëron 15 ndeshje me fanellën e Kombëtares. Mbrojtësi i majtë është aktivizuar më parë edhe me kombëtaret e moshave të Zvicrës. Në nivel klubesh anësori i majtë është aktivizuar në disa kampionate europiane, duke nisur nga ai zviceran, ku ka luajtur me Bazelin dhe Vaduzin. Aliji ka luajtur gjithashtu në Gjermani me një ekip të njohur si Kaiserlauterni, në Serinë B me Virtus Entelën, në Hungari me Honved dhe në Rumani me Dinamon e Bukureshtit dhe Voluntarin, nga ku vjen te blutë.

EKSPERIENCA – Një lojtar me eksperiencë të konsiderueshme në nivel ndërkombëtar si Aliji do t’i bënte shumë punë Dinamos. Ai luan në të majtë të mbrojtjes, por edhe më i avancuar në mesfushë. Aktualisht blutë kanë vetëm Lorranin si mbrojtës të majtë, por braziliani është përshtatur shpesh edhe në qendër të mesfushës, kështu që me ardhjen e Alijit linja e majtë kompletohet dhe stafi teknik ka mundësi zgjedhjeje. Sezonin e fundit lojtari i Kombëtares numëron 24 ndeshje në kampionatin rumun dhe mbetet të shihet çfarë gjendje fizike do të ketë kur të bashkohet me Dinamon. Në çdo rast, ardhja e tij shihet si një përforcim i rëndësishëm, pasi kemi të bëjmë me një emër të njohur dhe një lojtar teknik, që i shkon për shtat stilit të skuadrës blu.

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts