Bota Sport

EKSKLUZIVE/ “Disa lojtarë kanë sjellë mentalitet kampioni në skuadër”, ish-trajneri Dosti: Elbasani kompakt, duket dora e Bordin

ekskluzive disa lojtare kane sjelle mentalitet kampioni ne skuader ish trajneri dosti elbasani kompakt duket dora e bordin





































Nisja e mbarë e kampionatit dhe paraqitjet pozitive të Elbasanit kanë ringjallur shpresën se ky ekip po rikthehet në nivelet më të larta të futbollit shqiptar.yBarazimi në Korçë, por sidomos ajo fitore bindëse me Teutën, treguan se verdheblutë kanë potencial që në fund të këtij edicioni të sigurojnë në vend në kupat e Europës. Kalendari u jep një tjetër shans që ndeshjen si udhëtuese me Dinamon ta luajnë në shtëpi dhe në kampin elbasanas duan ta shfrytëzojnë në maksimum këtë gjë. Optimizmi është i madh, por njëkohësisht tek Elbasani janë me “këmbë në tokë”, duke ditur se bëhet fjalë vetëm për fillimin e kampionatit.

DOSTI – Në një prononcim të dhënë enkas për “Panorama Sport” ish-trajneri Muharrem Dosti vlerëson shpirtin e garës dhe harmoninë e krijuar në skuadër. Sipas tij, me Dinamon do të jetë edhe një test për të dalë në pah forca e vërtetë e skuadrës. “Në këto dy ndeshje të para kam vënë re një skuadër të vendosur shumë mirë taktikisht në fushë dhe duket se grupi po funksionon. Në një farë mënyre, ndeshja me Teutën na bindi për këtë gjë. Mendoj se kjo nisje e mirë nuk është e rastësishme dhe do të vazhdojë të jetë e tillë për Elbasanin edhe në vijim, sepse shoh seriozitet në ekip. Nëse Elbasani do të vazhdojë të luajë me këtë shpirt gare, besoj se do të ecë përpara. Ndeshjen me Dinamon mund ta cilësoj edhe si një test për skuadrën, ku besoj se do të dalë në pah forca e saj e vërtetë”, u shpreh fillimisht Dosti.

GRUPI – Ish-trajneri verdheblu jep një opinion edhe për lojtarët dhe grupin e krijuar: “Klubi ka bërë një merkato cilësore dhe ka gjetur lojtarët e duhur për të qenë kompaktë dhe për të formuar atë që quhet grup. Mes këtij grupi lojtarësh, disa prej tyre kanë sjellë mentalitet kampioni, gjë që është e rëndësishme për një skuadër. Evidentoj Bruno Lulajn në këtë aspekt edhe Ardit Hilën, të cilët kanë treguar vlerat e tyre, sigurisht pa anashkaluar edhe të tjerët, sepse, siç e thashë, është krijuar një grup. Më ka pëlqyer edhe performanca e portierit Totoshi, i cili ka treguar veten në fushë, duke dhënë siguri në katërkëndësh”, u shpreh Dosti.

TRAJNERI – Zakonisht trajnerët e huaj në vendin tonë nuk kanë pasur suksesin që pritej, por Dosti mendon se me Roberto Bordin do të jetë ndryshe. Ai vlerëson punën që po bën italiani në krye të Elbasanit. “Bordin më pëlqen, mbi të gjitha për kompaktësinë që ka krijuar në ekip dhe kjo është e gjitha dora e trajnerit. Taktikisht e vendos ekipin mirë, jo më kot janë këto paraqitje të mira dhe rezultate pozitive. E vërtetë është që janë bërë vetëm dy ndeshje, por disa gjëra të mira duken që në fillim. Edhe në miqësore kemi parë një Elbasan kompakt”, e mbyll prononcimin e tij për gazetën ish-trajneri i Elbasanit, Muharrem Dosti.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts