Bota Sport

EKSKLUZIVE/ Dy klube i vihen pas Maget, ekipi spanjoll i bën ofertën zyrtare Partizanit

ekskluzive dy klube i vihen pas maget ekipi spanjoll i ben oferten zyrtare partizanit


































Partizani prej dy ditësh ka nisur misionin e ri të ndeshjes së dytë me Marsaslok, por jemi në kohë merkatoje dhe për disa nga lojtarët e të kuqve nuk mungon interesi dhe ofertat nga klube të rëndësishme.magetPrej më shumë se një muaji kemi raportuar klube të shumta të interesuara për Maget Gueje, të cilin vetëm një çudi e madhe do ta mbante edhe një vit te Partizani. Kontrata e tij skadon në verën e ardhshme dhe klubi kërkon të përfitojë nga shitja e tij.

VENECIA – Maget ishte në fushë në ndeshjen mes Partizanit dhe Marsaslok në Elbasan. Nisur nga zërat e shumta në merkato, vëmendja te senegalezi ishte më e madhe. “Panorama Sport” mëson se të enjten e shkuar në stadiumin “Elbasan Arena” kanë qenë të pranishëm përfaqësues të klubit italian të Venecias, me misionin për të ndjekur nga pranë Magetin, por edhe ndonjë lojtar tjetër që mund të nxiste pëlqimin e tyre. Në këtë sezon Venecia do të militojë në Serinë A, pas ngjitjes në edicionin e vjetshëm. Mbetet të shihet nëse italianët janë bindur për t’i bërë Partizanit një ofertë për Maget. Venecia ka një vlerë prej mbi 47 milionë euro në merkato dhe konsiderohet një klub i shëndetshëm financiarisht.

DEPORTIVO – Nisur nga fakti që Maget menaxhohet nga një agjenci spanjolle, tregu iberik duket të ketë më së shumti interes për 21- vjeçarin. Burime për gazetën bëjnë me dije se në ditët e fundit klubi i Deportivo La Korunjës ka shfaqur pëlqim për Maget, madje është shfaqur edhe me një ofertë zyrtare, shifrat e së cilës mbahen sekret për momentin. Klubi spanjoll, pas disa sezonesh të vështira në ligat e ulëta spanjolle, në edicionin e shkuar arriti të siguronte ngjitjen në La Liga 2. Maget është i hapur për transferimin jashtë vendit, teksa liga e dytë spanjolle mund të konsiderohet si një kampionat i përshtatshëm për të. La Korunja është klub me mjaft histori në Spanjë dhe numëron disa trofe, mes tyre edhe La Liga.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts