EKSKLUZIVE/ Golashënuesi më i mirë i skuadrës mbyll aventurën me blutë, Luis Kaçorri largohet nga Dinamo

ekskluzive golashenuesi me i mire i skuadres mbyll aventuren me blute luis kacorri largohet nga dinamo


































Luis Kaçorri është largimi i radhës për Dinamo. “Panorama Sport” mëson se sulmuesi që luajti titullar në majën e sulmit blu sezonin e kaluar e ka mbyllur aventurën me ekipin kryeqytetas.

kacorri

Në rastin e tij bëhet fjalë për një mbyllje bashkëpunimi me konsensus mes palëve, por ende nuk është e qartë se çfarë do të përfitojë klubi dinamovit nga largimi i Kaçorrit, pasi ai ka qenë në kontratë me 18 herë kampionët e vendit. Lojtari 26- vjeçar shënoi 9 gola me fanellën e Dinamos sezonin e fundit, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës. Ai është titullari i 5-të nga formacioni i sezonit të fundit që largohet, pas Markut, Behiratçes, Andonit dhe Denisonit.

Mbetet për t’u parë tashmë se cili do të jetë stacioni i radhës për Kaçorrin, që në Superiore ka luajtur edhe për Bylisin. Pak kohë më parë klubi blu mori një ofertë nga një klub rus për sulmuesin shtatlartë, por ajo ofertë nuk plotësonte kërkesat ekonomike të kryeqytetasve. Më shumë detaje për çështjen e Kaçorrit pritet të mësohen këto ditë. Blutë kanë qenë në kërkim të një sulmuesi me nivel të lartë për sezonin e ri, por me largimin e Kaçorrit ata mund të afrojnë dy lojtarë për repartin e avancuar. Deri tanë janë afruar qendërsulmuesi Mandela, si dhe Qardaku që luan në krahë, ndërkohë që kanë qëndruar Zabërgja dhe Vila.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →