Bota Sport

EKSKLUZIVE/ Ish-mesfushori i Egnatias firmosi në Francë, Alivoda i merr vendin në Hungari

ekskluzive ish mesfushori i egnatias firmosi ne france alivoda i merr vendin ne hungari





































Klubi i Egnatias duket se ka punuar mjaft mirë me menaxhimin e lojtarëve që ka pasur në gjirin e vet. Rasti konkret është ai i mesfushorit nigerian Hamzat Ojediran, i cili është shitur nga Egnatia te hungarezët e Debrecenit në vitin 2023. Tashmë ky lojtar, pas shkëlqimit në Hungari, ka firmosur me Lens në Francë për një shifër të konsiderueshme, 1.3 milionë euro.

hamzat2

Një lëvizje kjo që u leverdis edhe rrogozhinasve, sepse ata ishin mbajtur 20% të vlerës së kartonit të futbollistit 20-vjeçar. Nga kjo lëvizje ata do të përfitojnë rreth 250 mijë euro, që u shtohen të ardhurave që Egnatia ka fituar nga shitja e portierit Alen Sherri dhe mesfushorit Melih Ibrahimoglu, pa llogaritur këtu shitjet e mëparshme.  “

ALIVODA – “Panorama Sport” ndërkohë mëson edhe një prapaskenë të shitjes së Hamzat te Lensi. Vendin e tij te hungarezët e Debrecenit mund ta marrë një futbollist shqiptar, shkodrani Rejan Alivoda. Klubi hungarez ka pasur interesim për mesfushorin e Vllaznisë, por gjithçka varej nga shitja e nigerianit, që tashmë ka ndodhur, duke i hapur rrugën kalimit të Alivodës te Debreceni.

alivoda

Mbetet të shihet si do të rrjedhin ngjarjet në vazhdim, por ndoshta ka ardhur momenti që Vllaznia të bëjë një shitje të rëndësishme dhe Alivoda, pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, të bëjë hapin e madh të kalimit në një kampionat më të fortë në Europë.

Nëse lojtari 21-vjeçar do të bashkohej me Debrecenin, klubi shkodran me siguri do të përfitojë një shumë të konsiderueshme, kurse lojtari fiton si në aspektin financiar, ashtu edhe në atë sportiv, pasi Hungaria është një trampolinë shumë e mirë. Vllaznia ka pasur edhe oferta të tjera për Alivodën, një nga të cilat nga Sllavia e Pragës, por duket se drejtuesit e kësaj skuadre po presin momentin më të mirë për shitjen e futbollistit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts