Në harkun kohor të tri viteve Elbasani u ngjit nga zero në majë. Mirëpo, tani fillon më e vështira, aty ku do të masë forcat me më të mirët e futbollit shqiptar.
Optimizmi në kampin verdheblu është i madh, teksa ish-trajneri Ilirjan File vlerëson merkaton dhe trajnerin Roberto Bordin. Në intervistën për “Panorama Sport” ai pohon se Elbasani i ka të gjitha shanset të luftojë për titull dhe ta mbyllë sezonin me një trofe. Sipas tij, uria e një qyteti si Elbasani, gërshetuar me mbështetjen e tifozërisë, pritet të sjellë sukses që në vitin e parë në elitë.
File, si e vlerësoni merkaton e bërë nga Elbasani?
Kuptohet që drejtuesit janë treguar shumë aktivë gjatë kësaj merkatoje. Ngjitja një kategori më lart dhe të qenit pretendentë i detyroi të mos kurseheshin. Ajo që më pëlqen është se kanë afruar përpos lojtarëve me eksperiencë edhe të rinj, që mund t’i vlejnë klubit për disa vite.
Si ju duket afrimi i Bordin në stol?
Është një nga trajnerët më me eksperiencë që ka ardhur në kampionatin shqiptar dhe kam vënë re se eksperiencën e tij po e shpërndan edhe në skuadrën e Elbasanit. Më pëlqen, sepse ka ditur të harmonizojë grupin, edhe pse shumë lojtarë vijnë nga skuadra dhe kultura në ndryshme. I ka të gjitha mundësitë që në Elbasan të tregojë potencialin e tij në drejtim, sepse edhe lojtarët nuk i mungojnë. Nga ajo që kam parë, “Final 4” dhe fitimi i një trofeu sezonin e ri është plotësisht i mundur.
INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co