Odise Roshi është pa skuadër pas ndërprerjes së kontratës me Sakarjaspor në Turqi.Mesfushori fierak që ka qenë pjesë e padikskuteshme e Kombëtares shqiptare është kthyer tashmë një opsion edhe për Vllazninë. Te kuqtë kanë si kapiten mikun e ngushtë të Roshit, pikërisht Bekim Balaj.
“Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit shkodran i kanë kërkuar sulmuesit të bëhet shkes për të bindur Roshin që të pranojë ofertën e mundshme të Vllaznisë. Gjithçka është në hapat e para, me fierakun që sigurisht ka një kosto të lartë.
ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co