Bota Sport

EKSKLUZIVE/ Kërkohet nga dy skuadra të Serisë A, fantazisti kuqezi mund të largohet për 3 milionë euro

ekskluzive kerkohet nga dy skuadra te serise a fantazisti kuqezi mund te largohet per 3 milione euro

































Nedim Bajrami do të largohet nga Sasuolo. Fantazisti kuqezi pati një sezon për tu harruar, që kapi kulmin kur ekipi i tij u rrëzua në Serinë B pas 11 vitesh.

nedim-bajrami-sassuolo-facebook

Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2027, “Panorama Sport” mëson se Bajrami mund të largohet minimalisht për 3 milionë euro, pikë kjo që ka qenë mes kontratës që futbollisti ka me klubin e Sasuolos. Nga sa mësohet, janë dy ekipe të Serisë A që mund të blejnë kartonin e Bajramit. Bolonja është ajo që ka bërë ofertë për 25-vjeçarin, e cila njëkohësisht është e interesuar edhe për shërbimet e Armando Brojës dhe pse jo të dy lojtarët e Kombëtares mund të luajnë bashkë sezonin që vjen.

Te Bolonja pritet trajner Vinçenco Italiano, i cili e ka kërkuar edhe më parë fantazistin, kur ishte pjesë e Fiores. Ndërkohë, ekipi i dytë është Fiorentina që ka hapur një kapitull të ri, duke prezantuar në stol Paladinon e Monzës dhe një lojtar si Bajrami mund të përshtatej shumë mirë në skemat e trajnerit të ri. Pritet të shihet se kë do të zgjedhë Bajrami, pasi të dyja skuadrat nuk e kanë problem një shifër prej 3 milionë eurosh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts