Bota Sport

EKSKLUZIVE/ Maget drejt shitjes, e do klubi i La Liga 2! Partizani pret ofertën, bisedimet nisin nga…

ekskluzive maget drejt shitjes e do klubi i la liga 2 partizani pret oferten bisedimet nisin nga
































Partizani po mundohet të finalizojë edhe të paktën një shitje në këtë merkato të verës. Maget Gueje është lojtari më i kërkuar dhe nëse javë më parë bëmë të ditur interesin e Vijarrealit, “Panorama Sport” mëson se një tjetër klub spanjoll është vënë pas shërbimeve të senegalezit. Bëhet fjalë për Burgos, që militon në La Liga 2.

maget

Drejtues të klubit spanjoll kanë spikatur cilësitë e disa prej lojtarëve të kuq dhe kanë arritur të krijojnë kontakte me klubin e Partizanit. Pas një analize të kryer nga spanjollët, Maget është parë si lojtari ideal që do të mund të rriste cilësitë e skuadrës, që e mbylli në vendin e nëntë kampionatin e fundit të La Liga 2. Për momentin ekzistojnë vetëm kontakte mes palëve, me operacionin, që do të mbyllej për një shifër më të lartë se 700 mijë euro. Te Partizani kërkojnë ta shesin sa më shtrenjtë dhe për momentin po hezitojnë, pasi kërkojnë ta kenë lojtarin në Europë, ku edhe reklama do të ishte më e madhe dhe çmimi rritej.

Maget synon të transferohet jashtë Shqipërisë, kur kanë mbetur edhe 12 muaj nga kontrata aktuale dhe rinovimi është refuzuar nga ana e tij. Sa i përket Burgos, është klub i qytetit me të njëjtin emër në Spanjë, me një popullsi prej afro 180 mijë banorësh. Agjencia menaxheriale e Maget e ka bazën në Spanjë dhe lidhjet me klubet iberike nuk i mungojnë. Sakaq, fakt është se Maget, bashkë me afrikanët e tjerë, nuk është kthyer në stërvitje dhe nuk do të ishte aspak çudi të përsëritej një episod i ngjashëm me atë të Matondos vjet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts