Bota Sport

EKSKLUZIVE/ Malota: Egnatia si Leverkuseni, të befasojmë në Champions! Ky ekip do të jetë stacioni im i fundit…

ekskluzive malota egnatia si leverkuseni te befasojme ne champions ky ekip do te jete stacioni im i fundit

































Ka provuar të luajë me ekipet më prestigjioze në futbollin shqiptar, por në Rrogozhinë emri i tij do të mbahet mend gjatë.malotaNë cilësinë e kapitenit, Renato Malota i doli të udhëheqë Egnatian të fitojë brenda një sezoni titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.

malota

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Malota shprehet se ndihet krenar që dërgoi deri në fund amanetin e të ndjerit Rafael Duanena. Lezhjani theksoi se bardhejeshilët do të vijojnë të bëjnë mirë dhe se Egnatia është ekipi i tij i fundit në karrierë.

Malota, në cilësinë e kapitenit, si i keni përjetuar trofetë e fituar me skuadrën e Egnatias?

Është një ndjesi e jashtëzakonshme, të cilën s’mund ta përshkruaj me fjalë. Jam krenar për veten dhe për të gjithë njerëzit këtu që punuam, luftuam dhe në fund arritëm të fitonim gjithçka me meritë. Kjo që kemi realizuar është fenomenale. Mendoj që në futbollin Europian ne dhe Bajer Leverkusen jemi dy ekipet që meritojnë respekt, pasi arritën të kapin majën edhe pse nuk niseshim favoritë. Gjej rastin të falënderoj të gjithë anëtarët e klubit, presidentin, trajnerin, drejtorin teknik dhe tifozët e mrekullueshëm rrogozhinas.

A është Egnatia ekipi i fundit në karrierë?

Padyshim që po. Kontrata me rrogozhinasit përfundon në qershor 2025, nuk e di nëse do vijoj të luaj apo jo kjo në varësi të gjendjes fizike. Do të provoj të jem i disponueshëm për Egnatian deri në ditën kur do shoh që energjitë e mia janë të vlefshme. Se kur do ta mbyll karrierën këtë nuk di ta them, por se ku, po. Egnatia do të jetë stacioni im i fundit në karrierë. Lutem të jem mirë dhe të kontribuoj sa më shumë për këtë klub i cili është munduar të më vlerësojë maksimalisht. U jam falënderues drejtuesve dhe shpresoj që të fitojmë sa më shumë së bashku.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts