EKSKLUZIVE/ “Merkaton e Skënderbeut nuk e bëjnë klubet e Superiores”, Takaj: Më kanë bërë konfuz lajmet për Gvozdenoviç

ekskluzive merkaton e skenderbeut nuk e bejne klubet e superiores takaj me kane bere konfuz lajmet per gvozdenovic





































Nuk ka një çështje në lidhje me trajnerin Ivan Gvozdenoviç, i cili do të vijojë të jetë trajner i Skënderbeut të paktën edhe për dy sezone të tjera, aq sa ka afatin total kontrata e serbit me klubin korçar. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili i kontaktuar nga “Panorama Sport” në lidhje me një mundësi marrëveshjeje mes tij dhe Gaz Demit, presidentit të Partizanit, ka hedhur poshtë gjithçka.

takaj gvozenovic

Numri një i klubit bardhekuq është shprehur i prerë rreth kësaj “çmendurie” të merkatos, duke mos pranuar asnjë mundësi diskutimi për të hequr dorë nga trajneri Gvozdenoviç, i cili duket se gëzon vlerësim maksimal nga presidenti bardhekuq. Madje ka shkuar më tej kur ka komentuar edhe faktin se serbi i pankinës korçare ka edhe dy vite të tjera kontratë me klubin dhe asesi nuk mund të largohet nga pankina e Skënderbeut.

“I kam parë lajmet që qarkullonin në media dhe portale prej mëngjesit të së enjtes, por të them të drejtën më kanë bërë konfuz. Merkaton e Skënderbeut nuk e bëjnë as klubet e tjera të Superiores, as mediat dhe portalet sportive. Për merkaton e Skënderbeut flasin vetëm drejtuesit e merkatos dhe janë vetëm ata që merren me diçka të tillë. Janë presidenti, drejtori sportiv dhe enturazhi i merkatos sonë. Jemi ne që përcaktojmë politikat e lëvizjeve në merkaton e klubit dhe askush tjetër.

Ndaj, në kushte të tilla them se Gvozdenoviç është trajner i Skënderbeut. Nuk ka asnjë çështje ‘Gvozdenoviç’ te Skënderbeu dhe trajneri do të jetë pjesë e klubit të paktën edhe për dy sezone të tjera, aq sa e përcakton edhe kontrata e lidhur mes palëve”, sqaroi presidenti Ardjan Takaj, duke mos lënë të hapur asnjë mundësi në lidhje me një largim të mundshëm të trajnerit, aq më tepër kur jemi vetëm dhjetë ditë para nisjes së sezonit të ri.

TRAJNERI – Në lidhje me këtë çështje gazeta ka kontaktuar edhe vetë trajnerin, i cili nuk ka dashur të komentojë asgjë rreth kësaj zhurme merkatoje, duke prerë shkurt se gjithçka vendoset nga Ardjan Takaj dhe drejtori sportiv, Ardi Gjançi.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →