EKSKLUZIVE/ Partizani largon një nga sulmuesit, vjen një përgatitës atletik portugez

ekskluzive partizani largon nje nga sulmuesit vjen nje pergatites atletik portugez

































Luis Birçaj nga dita e djeshme nuk është më lojtar e Partizanit. Sulmuesi në sezonin e fundit ishte pjesë e ekipit të parë, por hapësirat për të ishin tejet minimale.

luis-bircaj-abilaliaj

Ai zbriti vetëm katër herë në fushë në ndeshje zyrtare dhe grumbulloi vetëm 18 minuta në total. Pavarësisht se konsiderohej si një ndër lojtarët më premtues të skuadrave “zinxhir” të të kuqve, 21-vjeçari nuk arriti të fitojë besimin e asnjërit prej tre trajnerëve të sivjetshëm dhe qëndroi vazhdimisht në stol.

Në muajt e fundit i riu është ndjerë i nënvlerësuar dhe ka kërkuar largimin nga klubi, që vetëm dje ka dhënë aprovimin për ta liruar ish-sulmuesin e Tiranës. Këtë sezon Birçaj luajti edhe 12 ndeshje me Partizanin U-21 dhe shënoi 7 gola. Tashmë i riu është lojtar i lirë dhe një alternativë e spikatur për klubet e tjera të Superiores.

Partizani do të zbarkojë me një tjetër trajner atletik, pas largimit të Vullnet Manushit. Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se këtë rol do ta marrë portugezi Luis da Kosta Santos Nabais.

29-vjeçari në të shkuarën ka punuar si trajner atletik në Finlandë, Indi dhe Portugali. Në Pogradec të kuqtë kanë planifikuar edhe tri miqësore kundër Strugës, kampione e Maqedonisë, Llapit dhe Shkëndijës së Tetovës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →