Skënderbeu ka mbyllur sezonin dhe ekipi ka nisur pushimet. Kjo nuk ndodh për presidentin Ardjan Takaj, që vijon të punojë për të plotësuar dhe konturuar ekipin për sezonin e ri. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, presidenti i Skënderbeut flet për sezonin që sapo u mbyll dhe arritjet e korçarëve në merkato duke u ndalur gjithashtu edhe te sezoni i ri.
Skënderbeu mbylli sezonin në vendin e tretë. I kaloi pritshmëritë?
Nëse flasim tani që kemi mbyllur këtë sezon, normalisht që shumëkush mund të thotë që e prisnim një ecuri të tillë. Por të jem i sinqertë, ekipi ka tejkaluar çdo pritshmëri. E them këtë, pasi të gjithë e dinë se ne vinim nga Kategoria e Parë dhe kishim ndërtuar një ekip kryesisht të ri, me shumë afrime që kërkonin konfirmimin. Por rezultoi të ishte një zgjedhje e guximshme dhe mbi të gjitha e duhur, duke bërë një sezon fantastik. Prandaj, tani që kampionati është mbyllur, mund të dalim në konkluzionin se ndryshe nga sezonet e tjera, merkatoja që ne kemi zhvilluar këtë sezon ka qenë një nga më të mirat. Këtë e them me bindje, pasi kemi afruar 15 lojtarë dhe të gjithë kanë justifikuar besimin e dhënë në momentin e parë.
Nëse ndalemi te ndeshja me Partizanin, a ju kanë mbetur pengje?
Po, dhe këtë e them me shumë keqardhje. Jo për rezultatin, pasi ajo është një pjesë e medaljes, që s’përcaktohet ndonjëherë nga ajo që tregon ekipi në fushë. Paraqitja e ekipit ka qenë ajo që nuk më ka pëlqyer. Nuk ka qenë Skënderbeu i vërtetë, me potencialin e tij real në atë ndeshje, pasi ekipi është në gjendje të bëjë më shumë dhe e ka treguar këtë. Por ndoshta në atë takim lojtarët s’kanë mbajtur dot presionin dhe nuk janë mësuar të përballojnë ndeshje finale, ku specifikat janë shumë të ndryshme nga një ndeshje kampionati. Kjo është ajo që më ka mërzitur në atë takim.
ARTIKULLIN E PLOTË E GJENI NË VERSIONIN PRINT TË “PANORAMA SPORT”
LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co