Në Hamburg ditën e djeshme ka pasur gjatë gjithë kohës rreshje shiu dhe kjo i ka penguar disi tifozët shqiptarë që të ndezin atmosferën në qytet.
Megjithatë, janë parë grupime të ndryshme në bare dhe restorante të qytetit gjerman, aty ku kanë kërcyer dhe festuar me këngë patriotike. Në një prej bareve u pa edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbajti edhe një fjalim me shqiptarët që jetojnë në Hamburg.
Ndryshe nga atmosfera në Dortmund, ku qyteti u pushtua, në Hamburg, aty ku Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e dytë në kuadër të fazës finale të Europianit “Gjermani 2024”, situata do të jetë krejtësisht ndryshe stadiumin stadiumin “Volfsparkstadion”.
Gazeta mëson se sot do të jenë deri në 15 mijë tifozë shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër do u përkasë kroatëve, të cilët do të jenë të shumtë në numër. Kujtojmë që stadiumi ka një kapacitet prej 57 mijë vendesh.
Nga i dërguari ynë në Gjermani, KRISTI SEJATLLARI
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co