Bota Sport

EKSKLUZIVE/ Shkëmbi: Në kampionat pres Tiranën me uri, ja pengu që kam për eliminimin nga Europa (E PLOTË)

ekskluzive shkembi ne kampionat pres tiranen me uri ja pengu qe kam per eliminimin nga europa e plote



































Trajneri Bledi Shkëmbi nuk e fsheh zhgënjimin pas eliminimit të Tiranës nga kupat e Europës, ndonëse në përgjithësi bardheblutë bënë dy ndeshje pozitive. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes në Elbasan për “Panorama Sport”, tekniku korçar pohon se goli i shpejtë i gjeorgjianëve bëri që skuadra të humbiste besimin.

shkembi1

Ai theksoi se Tirana kishte mundësi të bënte më shumë në këtë ndeshje, sidomos në sulm. Për merkaton trajnerin shprehet se priten përforcime, por vetëm me lojtarë që janë mbi nivelin e atyre që ka aktualisht në grup, në të kundërt jo. Në fund Shkëmbi thekson se sezonin e ardhshëm pret nga bardheblutë të shohë urinë që e karakterizon këtë skuadër për të shkuar në vendin që i takon.

Tirana eliminohet nga Europa që në turin e parë. Si do ta komentonit këtë eliminim?
Na vjen keq për eliminimin, por mendoj se kemi bërë dy ndeshje pozitive. Gjithmonë duhet pasur parasysh kundërshtarin, që mendoj se kishte goxha cilësor dhe i fortë. Në përgjithësi, me lojën që kemi bërë në të dyja ndeshjet, jam i kënaqur, gjithnjë duke marrë parasysh se jemi një skuadër duke u bërë dhe sinjalet që kemi marrë nga këto dy ndeshje janë pozitive.

Sa ju penalizoi ai gol i shpejtë që pësuat nga Torpedo?

Duke pasur parasysh që jemi një skuadër e re, e riformuar, gjithmonë një gol në minutat e para na prish punë. Na uli besimin për disa momente, pavarësisht se skuadra arriti të riorganizohet dhe të reagojë. Por mendoj se nëse do të kishin kaluar disa minuta më të qeta, pa pësuar, patjetër që do të kishim më shumë shanse.

Mund të bënte më shumë Tirana, apo i luajtët të gjitha “kartat” e mundshme që kishit në dispozicion?

Them që mund të bënim më shumë, sidomos në momentet që sulmonin. Veç golit, besoj se pjesën tjetër deri diku e bëmë shumë mirë. Duhet të kishim më shumë besim te porta kundërshtare dhe te kjo mendoj se duhet të bënim më shumë. Duhet të bëjnë më shumë lojtarët e rinj që kanë ardhur. Fizikisht e dimë që nuk janë në 100%- shin e tyre dhe në momentin që fizikisht do të jenë mirë, patjetër që do të jemi skuadër më e fortë.

Prisni të tjerë lojtarë në merkato?

Në fakt, jemi duke parë dhe duke vëzhguar futbollistë që patjetër do të jenë mbi nivelin e këtyre që kemi. Nëse nuk do ta gjejmë futbollistë të tillë, atëherë nuk do të hyjmë në merkato thjesht për numër. Mendoj se kemi edhe lojtarë të rinj që do të na ndihmojnë, por edhe do t’i ndihmojmë për të qenë e ardhmja e tyre

Si e shihni dhe si e prisni Tiranën në Superiore këtë edicion?
E pres dhe e shoh Tiranën me urinë që ka çdo vit dhe që duhet të ketë gjithnjë Tirana. Kjo është më kryesorja. Dua një Tiranë që të japë maksimumin, agresive në çdo ndeshje dhe të jetë në vendin që i takon në futbollin shqiptar.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts