EKSKLUZIVE/ “Sirena arabe” për sulmuesin e Partizanit, klubi shqyrton ofertat

ekskluzive sirena arabe per sulmuesin e partizanit klubi shqyrton ofertat





































Partizani po bëhet gati për startin e edicionit të 86-të të Kategorisë Superiore dhe kur kanë mbetur edhe gati dy javë nga mbyllja e merkatos së verës, klubi mbetet i hapur për afrime dhe largime lojtarësh.

Mba

Deri më tani të larguarit janë më të shumtë në numër sesa të ardhurit. Xhuliano Skuka, David Atanaskoski, Leart Zekolli, Bozho Mikuliç, Emiljano Vila, Eljon Sota, Luis Birçaj, Alfred Mensah, Valentino Murataj janë të larguarit deir tani nga “demat”. Ndërsa prurjet e reja janë Rodrigo Piloto, Vangjel Zguro, Agim Zeka, Jozef Ndongo Mintongo, Franci Lala dhe Anteo Osmanllari.

Nisur nga fjalët e fundit të ish-trajnerit Orges Shehi, Partizani ka nevojë për afrime në çdo repart. Hendeku mund të thellohet më shumë, pasi në horizont janë edhe disa të tjerë për t’u larguar. Maget Guaje pretendohet të jetë shitja e verës në kampin e kuq, por sipas zërave të merkatos “hemorragji” pritet të ketë edhe në fazën sulmuese.

Kristian Mba është më i mundshmi për të liruar një vend në majën e sulmit. “Panorama Sport” mëson se për sulmuesin nigerian nga kërkesa nga Arabia dhe gjasat janë që ai të largohet brenda kësaj merkatoje vere. Edhe më herët ka pasur sinjale për largimin e Mbasë, por ofertat nuk kanë qenë joshëse për sulmuesin dhe drejtuesit kanë preferuar që të mos e “falin”. Kristian Mba është në kontratë me Partizanin deri në verën e 2026-ës, kështu që 24-vjeçari nuk mund të largohet pa bekimin e drejtuesve të kuq. Nisur nga përbërja që ka Partizani, rezultojnë se në ekip janë katër qendërsulmues, Kristian Mba, Arçange Bintsuka, Rodrigo Piloto dhe Albers Keko.

Me afrimin e Pilotos në këtë merkato i bie që të jetë shtuar konkurrenca për “pykën” te të kuqtë, kështu që Mba kërkon më shumë hapësira dhe preferon që atë ta provojë me një aventurë tjetër jashtë Shqipërisë. Në ditët në vijim pritet të shikohet rrjedha që do të marrë situata e Kristian Mbasë, i cili duket qartë që nuk është shumë i kënaqur te “demat”, gjë të cilën e tregojnë minutat e luajtura në sezonin e fundit, por edhe golat e shënuar deri tani.

Partizani ka investuar rreth 180 mijë euro për kartonin e Mbasë, kur e bleu nga Trepça në Kosovë, kështu që ai nuk mund të ikë pa derdhur shumën e caktuar nga klubi.

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →