Tirana afron dy sulmues, i ka bërë ofertë një mesfushori nga Maqedonia e Veriut si dhe pretendon të marrë të paktën edhe 4-5 lojtarë të tjerë.
Bardheblutë këto ditë kanë qenë shumë aktivë në merkato. Në klub vazhdon puna për përforcimin me futbollistë të tjerë, të cilët pritet të rritin cilësisht nivelin e ekipit. I fundit është Admir Bajroviç, një qendërsulmues që vjen nga Suedia. Lojtari 28-vjeçar pritet të jetë firma e radhës në klubin bardheblu, ndërsa do të prezantohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Lojtari ka nisur stërvitjen me bardheblutë si dhe është në urdhrat e trajerit Bledi Shkëmbi. Në karrierën e tij, ai ka luajtur me klube të ndryshme në Suedi, Holandë, Norvegji, Greqi, Rumani e Tajlandë. Së fundmi ai ka qenë pjesë e Levadhiakos në kategorinë e dytë greke. Lojtari sezonin e fundit ka luajtur 20 takime, ka shënuar tre gola dhe ka qenë në fushën e lojës 607 minuta.FIRMA ME ABAH –
Tirana pritet të prezantojë edhe një sulmues të krahut të djathë. Abel Abah. Futbollisti është me origjinë nigeriane dhe luan në kampionatin serb, më saktë në kategorinë e dytë. Nigeriani është 21 vjeç, 1.77 metra i gjatë dhe shënon 26 ndeshje, katër gola, tre asiste dhe 1878 minuta në fushë. Lojtari ka prej vitit 2022 në kampionatin serb dhe e njeh shumë mirë futbollin ballkanas. Luan në të gjitha rolet e sulmit, madje edhe pas sulmuesit të parë apo qendërmesfushor. Burime në skuadër bëjnë me dije se është arritur marrëveshja dhe pritet që lojtari të bëhet pjesë e bardhebluve.OFERTË PËR ALI ADEM –
Tirana i ka bërë një ofertë mesfushorit të Shkupit Ali Adem, që ky i fundit të veshë fanellën e Tiranës. Drejtori Agim Ibraimi i ka ofruar bashkimin me bardheblutë e Shqipërisë, ndërsa lojtari ende nuk ka dhënë po për të qenë te Tirana. Nga ana tjetër, Adem këtë kampionat në Maqedoninë e Veriut me Shkupin ka qenë 31 takime dhe më shumë se 1200 minuta. Adem luan në mesin e fushës.OBJEKTIVAT –
Bardheblutë janë në Ohër ku zhvillohet faza përgatitore, ndërkohë që objektivat e skuadrës gjatë merkatos ende nuk janë plotësuar. Ekipi duhet të afrojë dy qendërmbrojtës. Najdovski ende nuk e ka ndarë mendjen, por është sa afër dhe larg. Lulajt iu ofrua një kontratë e re, por ai zgjodhi Elbasanin. Kështu po shihet për dy lojtarë të rinj. Skuadrës, veç dy qendërmbrojtësve i duhen dy mesfushë dhe një sulmues qendre. Shkëmbi gjithashtu kërkon në skuadër edhe Denisonin që më parë luante me Dinamon, por ai ka oferta dhe mund të zgjedhë një skuadër tjetër jashtë Shqipërisë.
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co