EKSKLUZIVE/ Tirana tenton të rikthejë ish-mesfushorin bardheblu, një futbollist drejt operacionit

ekskluzive tirana tenton te riktheje ish mesfushorin bardheblu nje futbollist drejt operacionit





































Tirana po përgatit goditjen e fundit në merkato. Ai me shumë mundësi do të jetë një ish-bardheblu. “Panorama Sport” mëson se bëhet fjalë për Vesel Limajn, ish-lojtarin që ka dalë kampion me Tiranën dhe që në janarin e 2023-it u largua nga skuadra bardheblu për në Rumani dhe më pas në Kosovë me Ballkanin.

Limaj-1-1

Para pak kohësh lojtari ka dalë i lirë. Mes tij dhe klubit ka pasur disa diskutime dhe mund të ndodhë që Limaj të kthehet te 26 herë kampionët. Me ardhjen e Limajt, skuadra do të fitonte lojtarin pas sulmuesit që kërkon me doemos Shkëmbi. Kjo sepse Limaj e ka pozicionin e tij natyral dhe mund të jetë një forcë më shumë për Tiranën. Problemi i vetëm i Limajt është pasaporta gjermane. Me bardheblutë, Limaj ka 58 takime, 10 gola dhe disa asiste, pa llogaritur titullin kampion. Është 27 vjeç dhe vlera e tij në merkato është 350 mijë euro.

JAKU – Tirana po vuan dëmtimet. Mësohet se Jordi Jaku është dëmtuar në gju dhe prej kohësh është jashtë fushe. Lojtari është duke u riaftësuar sipas metodës që kanë shpëtuar Abdullahu e Kozi. Nëse ia del që të kthehet në fushën e lojës, atëherë për të do të jetë operacioni që do të vendosë fatin e tij. Lojtari nëse operohet rrezikon disa muaj jashtë fushave të lojës. Edhe Florjan Përgjoni është jashtë fushe i dëmtuar. Ai prej kohësh nuk bën stërvitje dhe mendohet se do të kthehet pas ndërprerjes së kombëtareve. Gjithsesi, edhe ky parashikim zor se është i saktë. Me shumë mundësi, Përgjoni do të jetë gati pas pauzës së kampionatit prej kombëtares.

FORMACIONI – Edhe në këtë ndeshje me shumë mundësi, Bledi Shkëmbi do të luajë me të njëjtin formacion që hodhi në fushë kundër Vllaznisë. Në portë Selmani. Më pas Gjumsi, Kola, Mici, Ismaili, Meta, Jonuzi, Soler, Prenga, Zharmuni dhe Abah. Dyshimi i vetëm mund të jetë në mesfushë apo një mbrojtje treshe me Dembelenë. Tirana do të jetë pothuajse e plotë në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Egnatias. Edhe Gjumsi, i cili u dëmtua në takimin me Vllazninë, është kthyer në fushën e lojës. Edhe Meta është me skuadrën, ndërsa Përgjoni vazhdon të jetë mungesë për Tiranën e Shkëmbit.

Pjesa tjetër e skuadrës është e plotë dhe do të jetë e gatshme për sfidën do të luajë Tirana me rrogozhinasit. Tirana ka stadium, por ndeshjen me Egnatian do ta luajë në Durrës. FSHF-ja ka zbuluar se ndeshja do të zhvillohet në “Niko Dovana”, në orën 20:00. Gjithsesi, çudia e madhe është se Tirana, edhe pse ka stadium, do të “migrojë” në bregdet. “Selman Stërmasi” i është dhënë me qira një kompanie koncertesh, ndërsa “Air Albania” është mbyllur për shkak të Kombëtares. Elbasani është bllokuar nga Dinamo.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →