Jeton prej 5 vitesh në Islandën e largët dhe mund të jetë ndër shkodranët e pakët atje. E kemi fjalën për Silvan Çokajn, një trajner futbolli që pasionin e tij për këtë lojë magjike po e vazhdon edhe në ishull.
“Panorama Sport” ka zhvilluar një intervistë me të, për të mësuar diçka më shumë në lidhje me kundërshtarin e Vllaznisë, pikërisht Valurin, futbollin islandez, kushtet atmosferike dhe atë që i presin kuqeblutë atje.
Ju jetoni prej vitesh në Islandë dhe nisur edhe nga profesioni i trajnerit, si e vlerësoni kundërshtarin e Vllaznisë?
Ju falënderoj për interesimin, po u bënë 5 vite që jam trajner i moshave këtu dhe tashmë mund të them që e njoh mirë futbollin në këtë vend. Sa i përket kundërshtarit të Vllaznisë, është një ekip mjaft i fortë dhe me eksperiencë dhe ndër më të titulluarit e Islandës, por jo një kundërshtar i pakalueshëm.
Ku duhet të bëjë kujdes më shumë Vllaznia dhe ku mund ta godasë këtë skuadër. Pra, cila është pika më e fortë dhe e dobët e kësaj skuadre?
Vllaznia duhet të bëjë kujdes nga sulmi i Valurit, që është pika e tyre e fortë. Ka lojtarë mjaft të shpejtë dhe me shumë eksperiencë. Është një ekip që preson lart dhe luan shumë saktë në zonat e ngushta. Ka një sulmues tipik, të shpejtë dhe teknik siç është Pedersen, i cili është dhe golashënuesi i momentit në këtë kampionat, i cili mbështetet nga një mesfushë shumë inteligjente dhe me eksperiencë siç janë Sigurdson dhe Johanson. Gjithashtu një pikë e tyre mjaft e fortë janë dhe goditjet standarde. Janë shumë të saktë dhe të fuqishëm në këtë aspekt. Ndërsa te pika e dobët, mbrojtja mendoj se lejon shumë hapësira mbrapa, për vetë faktin e lojës sulmuese dhe kjo gjë mendoj se duhet shfrytëzuar nga lojtarët e Vllaznisë.
INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co