Bota Sport

EKSKLUZIVE/ Transferimi i ish-mesfushorit të Egnatias te francezët e Lens, zbulohet shifra e konsiderueshme që do të përfitojë klubi rrogozhinas

ekskluzive transferimi i ish mesfushorit te egnatias te francezet e lens zbulohet shifra e konsiderueshme qe do te perfitoje klubi rrogozhinas





































“Bingo” për Egnatian në këtë merkato vere. Ish-mesfushori, Hamzat Ojerdiran, i cili në vitin 2022 u aktivizua 10 ndeshje me fanellën rrogozhinase, ditën e sotme u transferua te skuadra franceze e Lens, nga Debreçeni për 1.8 milionë euro. 

hamzat2

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se Egnatia në momentin e kalimit të nigerianit te skuadra hungareze, mbajti 15 % të kartonit, teksa tashmë do të arkëtojë plot 250 mijë euro. Një shifër e konsiderueshme kjo që pritet të mbushë akoma më shumë arkat e klubit rrogozhinas. 

Edhe pse shumëkush mund ta kishte harruar mesfushorin 20-vjeçar, ai arriti të shndërrohej në një “xhevahir” të vërtetë, duke bërë kështu një hap të madh në karrierë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts