Bota Sport

EKSKLUZIVE/ “Udhëkryqet” e Skënderbeut, takohen Takaj dhe Gvozdenoviç. Drejtuesit planifikojnë lëvizjet e merkatos së verës

ekskluzive udhekryqet e skenderbeut takohen takaj dhe gvozdenovic drejtuesit planifikojne levizjet e merkatos se veres

































Edhe pse me pushime, trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, është duke punuar “non-stop” për ndërtimin e ekipit për sezonin e ri dhe mbarëvajtjen e merkatos në dalje të lojtarëve kryesorë, që kërkohen nga ekipe të tjera.
gvozdenovic

Në kushte të tilla, edhe pse kampionati po bën më shumë se një javë që ka përfunduar, Gvozdenoviç ende nuk është larguar nga Shqipëria dhe po qëndron mes Durrësit dhe Tiranës për të konkretizuar në pjesën më të madhe ekipin e sezonit të ri. Më 1 korrik kohë korçarët do të nisin fazën përgatitore për sezonin e ri. Burime të sigurta pranë klubit bëjnë me dije se jo më larg se dje ka qenë biseda e fundit mes Gvozdenoviç dhe presidentit Ardjan Takaj.

Të një janë takuar në resortin e presidentit në Durrës, ku kanë biseduar për shumë çështje rreth merkatos dhe ekipit të ri të Skënderbeut. Gazeta mëson se nga takimi, që ka zgjatur më shumë se katër orë, janë diskutuar gjithçka në lidhje me lëvizjet që pritet të ketë në kampin korçar. Kryesorja dhe pjesa më e nxehtë e bisedës ka qenë e ardhmja e lojtarëve që kanë mbyllur sezonin me Skënderbeun dhe kanë kontratë afatgjatë me klubin, por janë çështje të nxehta në merkato. Gvozdenoviç ka kërkuar të dijë se në çfarë pike janë bisedimet me këta lojtarë dhe cilët do të mungojnë në apelin e parë më 1 korrik. Kjo duket se është pika më shqetësuese e trajnerit, që rrezikon të humbasë “xhevahirët”, që i dhanë korçarëve vendin e tretë në renditjen finale të kampionatit që sapo u mbyll.

AFRIMET – Pikë tjetër me shumë rëndësi e këtij takimi ka qenë edhe merkatoja në hyrje. Një drejtuesit kryesorë të Skënderbeut kanë folur për afrime dhe piketime lojtarësh, që do të rrisin cilësinë dhe eksperiencën e skuadrës, që këtë kampionat të mbyllur e ka vuajtur shumë si pasojë e moshës së re të ekipit dhe mungesës së përvojës. Edhe pse burimet thonë që në këtë takim është folur edhe për emra konkretë, klubi po tregohet aq hermetik për këtë hapësirë merkatoje, saqë askush nuk jep informacionin më të vogël. Burimet e gazetës bëjnë me dije se përqendrimi kryesor është në repartin e sulmit. Repart, i cili deri më tani ka humbur zyrtarisht tre futbollistë dhe kërkon afrime të shumta dhe cilësore për të menaxhuar sezonin e gjatë.

RINOVIMET – Krahas afrimeve, në Korçë janë duke menduar edhe për rinovimet e lojtarëve në fund kontrate apo bisedime me ata që kanë një kontratë, por nuk kanë përmbushur pritshmëritë në këtë periudhë. Këtu është fjala për Muharrem, Aliin dhe Uçen, që janë ende nën kontratë me Skënderbeun. Klubi është duke parë mundësinë e zgjidhjes me konsensus të kontratës me disa prej tyre dhe duke vlerësuar cilësinë dhe mundësinë e përshtatjes me pjesën tjetër të këtij grupi lojtarësh për të mos gabuar në vendimin final. Të gjitha këto duket se do të jenë pjesë e verës së nxehtë që i pret korçarët deri në plotësimin total të gjithë organikës së skuadrës për sezonin e ardhshëm. Vetëm pasi të ketë mbyllur këto detaje, Gvozdenoviç pritet të shijojë disa ditë pushimi për t’u rikthyer në punë në fillim të korrikut.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts