Bota Sport

EKSKLUZIVE/ Zbulohen prapaskenat e bujshme, Ilir Daja rikthehet te Dinamo, ndërsa Orges Shehi te…

ekskluzive zbulohen prapaskenat e bujshme ilir daja rikthehet te dinamo ndersa orges shehi te





































Shtohen zërat për rikthimin e Ilir Dajës te Dinamo, madje dikush e konsideron formalitet ndryshimin në stolin e “Nëndetëses”. Largimi i trajnerit kryeqytetas nga Ballkani është fakt i kryer dhe me shumë gjasa do të ndodhë pas ndeshjes së kthimit kundër Larne në Ligën e Konferencës javën e ardhshme.

DAJA SHEHI]

Drejtuesit e Ballkanit, sipas burimeve të “Panorama Sport”, po kërkojnë një trajner të ri, çka përforcon mbylljen e bashkëpunimit me Ilir Dajën. Duket se është rasti i efektit “domino” të stolave, që do të çonte Orges Shehin te Ballkani. Trajneri durrsak sapo është larguar nga Partizani dhe aktualisht është kandidat potencial për të marrë drejtimin e kampionëve të Kosovës, pasi ka drejtuar më parë edhe Skënderbeun, Kukësin dhe Tiranën.

DINAMO-DAJA – Në anën tjetër, Ilir Daja duket i destinuar për të marrë drejtimin e Dinamos, skuadrës ku ka qenë futbollist dhe e ka drejtuar si trajner, duke e shpallur edhe kampione të vendit. Rrugët pas largimit nga Ballkani e çojnë pikërisht te skuadra blu. Situata është jo pak delikate në fakt, sepse më 18 gusht nis kampionati dhe kryeqytetasit kanë një trajner në detyrë, Dritan Mehmetin.

Për momentin, në klubin blu nuk kanë dashur ta komentojnë këtë çështje dhe mbetet të shihet si do të rrjedhin ngjarjet javën e ardhshme, por zhvillimet e fundit duket se po shkojnë drejt një ndryshimi në stolin e Dinamos. Pas mbylljes së sezonit të kaluar klubi vendosi për të vazhduar me trajnerin Mehmeti, por shpesh situatat ndryshojnë.

Një trajner që ka fituar titullin me 4 skuadra të ndryshme, që ka shkuar 3 herë në fazën e grupeve të një kompeticioni europian dhe për më tepër një dinamovit si Ilir Daja, vështirë të lihet “i lirë”. Duket se ka ardhur momenti që Daja dhe Dinamo të ribashkohen pas 13 vitesh.

Trajneri kryeqytetas ishte pranë rikthimit te blutë edhe pak vite më parë, kur u largua nga Partizani, por pastaj ai shkoi në Kosovë për të bërë histori me Ballkanin. Nëse gjithçka do të konkretizohet ditët në vazhdim, atëherë goditja më e madhe e Dinamos në merkaton e verës do të ishte pikërisht në stol, me një emër të madh dhe fitues si Daja.

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts