Pavarësisht suksesit të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka dështuar nisma franko-gjermane, thotë eksperti ballkanik Bodo Weber. “Zyrtarët e Bashkimit Evropian, për mendimin tim, e dinë këtë, por nuk do ta pranojnë”, beson ai.
Weber në një intervistë për televizionin N1 tha se nuk sheh ndonjë zhvillim të veçantë nga ardhja e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në Beograd dhe më pas në Prishtinë.
Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin me Lajçakun ka theksuar se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog dhe se do të respektojë gjithçka që është nënshkruar dhe rënë dakord, transmeton Telegrafi.
“Kjo është vazhdimësi e simulimit të negociatave për zbatimin e marrëveshjes të Brukselit dhe Ohrit”, tha Weber.
Sipas tij, në kushte normale kjo do të nënkuptonte vazhdimin e ‘status quo’, por ajo është e trazuar që një vit e gjysmë, gjegjësisht pas braktisjes së institucioneve nga serbët e Kosovës, ngjarjet në Banjskë, që sipas tek ai, shkaktoi paqëndrueshmëri.
Sipas tij, kanë mbetur edhe pak muaj deri në verë dhe largimin e komisionit aktual dhe largimin e mundshëm të negociatorëve kryesorë Lajçak dhe Joseph Borrell. “Atëherë do të krijohet një vakum i rrezikshëm”, theksoi ai.
Duke folur për Banjskën, Weber thekson se Perëndimi në një farë mënyre insiston në një hetim të Serbisë për atë se cili ishte sfondi më i gjerë, por që, siç vlerëson ai, duket se është më shumë një simulim dhe se Perëndimi “bëhet sikur pret rezultate”.
“Perëndimorët e dinë se nivelet e larta të Serbisë janë të involvuara në sulmin në Banjskë”, beson Weber.
Sipas tij, mosreagimi për Banjskën, “simulimi i shokut” është një lloj dritë jeshile për ngjarjet paszgjedhore në Serbi.
Ai tha se për më shumë se një dekadë e kemi parë politikën e dështuar të Perëndimit, pra, siç thotë ai, “duke e shikuar me llupë” të asaj që (presidenti serb Aleksandar) Vuçiq po bën në lidhje me demokracinë dhe sundimin e ligjit, për hir të një marrëdhënieje konstruktive në dialogun me Kosovën.
Perëndimi është i bllokuar në një simbiozë me pushtetin e regjimit të Vuçiqit, por kjo nuk ka sjellë asnjë nga rezultatet e pritura, theksoi ai dhe shtoi se nuk ka forcë në bashkësinë ndërkombëtare për një përmbysje vendimtare të regjimit në Serbi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co