Eksperti i pensioneve: Nevojat e pensionistëve janë shumë më të mëdha sesa paratë që marrin me pensionin e indeksuar

eksperti i pensioneve nevojat e pensionisteve jane shume me te medha sesa parate qe marrin me pensionin e indeksuar
eksperti i pensioneve nevojat e pensionisteve jane shume me te medha sesa parate qe marrin me pensionin e indeksuar

Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës në News 24 tha se nevojat e pensionistëve janë shumë më të mëdha sesa paratë që marrin me pensionin e indeksuar.

Hoxha theksoi se qeveria duhet të rrisë akoma më tepër masën e indeksimit të pensioneve. Ai shtoi se duhet që më shumë persona të futen në skemën e sigurimeve, pasi vetëm kështu mund të ketë një balancë mes atyre që derdhin sigurime dhe pensionistëve.

Kujtim Hoxha, ekspert pensionesh: Në fundvit pritet që të jepen  afër 8000 lekë shpërblim. Nevojat e pensionistëve janë shumë herë më të mëdha sesa ata marrin pension, edhe i indeksuar. Qeveria duhet të rrisë akoma më shumë masën e indeksimit. Me bonusin, në fundvit çdo pensionist pritet që të marrë 8000 lekë. Por kjo është kockë në gojën e pensionistëve, për t’i joshur në të ardhmen. Me paratë e indeksimit, i bie që në qytet pensionisti një ditë të pijë kafe e një ditë mos të pijë. Kurse në fshat, pensionisti me paratë shtesë që ka marrë nga indeksimi, mund të marrë një kafe në 2.5 ditë.

Pensionistët edhe në të ardhmen nuk duhet të kenë shumë shpresa. Duhet të rritet numri i kontribuesve, që të shkojë së paku 150 me 100. Prsh pensionisti mund të marrë pension edhe të punojë. Pse thotë që unë si pensionist të hedh kontribute dhe mos të më njihen? Duhet të njihen. Gjithashtu, punëdhënësi duhet të marrë pagën reale. Ka rrugë, për të grumbulluar të ardhura.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co