Ekspertja e OKB-së: Izraeli kreu gjenocid në Gaza dhe jam kërcënuar për raportin!

ekspertja e okb se izraeli kreu gjenocid ne gaza dhe jam kercenuar per raportin
ekspertja e okb se izraeli kreu gjenocid ne gaza dhe jam kercenuar per raportin

Një eksperte e Kombeve të Bashkuara e cila publikoi një raport që thoshte se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza gjatë fushatës së tij ushtarake pas sulmeve nga Hamasi më 7 tetor, tha të mërkurën se kishte marrë kërcënime gjatë gjithë mandatit të saj.

Francesca Albanese, Raportuesja Speciale për situatën e të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor dhe Gaza, paraqiti një raport në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë të martën, në të cilin tha se kishte arsye të forta për të besuar se ishte kryer gjenocid kundër palestinezëve në Gaza.

Izraeli tha se “e kundërshton plotësisht” raportin e saj. E pyetur nëse puna e saj kishte bërë që ajo të merrte kërcënime, Albanese tha: “Po, jam kërcënuar për raportin”. Albanese, e cila mban këtë post që nga viti 2022, nuk dha detaje mbi natyrën e kërcënimeve dhe as nuk tha se kush i kishte bërë ato, shkruan Reuters. Izraeli e ka kritikuar ashpër raportuesen, duke thënë se ajo po punonte për të “delegjitimuar vetë krijimin dhe ekzistencën e shtetit të Izraelit”. Albanese e mohoi akuzën.

“Unë nuk e vë në dyshim ekzistencën e shtetit të Izraelit”, tha Albanese. “Unë them sot se Izraeli nuk mund të sillet ashtu siç sillet, si një shtet aparteid dhe të mos ketë pasoja”. Albanese tha se një nga gjetjet e saj kryesore ishte se udhëheqja dhe ushtarët ekzekutivë dhe ushtarakë të Izraelit kanë “përmbysur qëllimisht funksionet e tyre të mbrojtjes në një përpjekje për të legjitimuar dhunën gjenocidale kundër popullit palestinez”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →