Shqiperia

Ekspulset për emigrantët, avokatja: Greqia ‘nuk njeh’ avokatët shqiptarë dhe askush nuk shqetësohet

ekspulset per emigrantet avokatja greqia nuk njeh avokatet shqiptare dhe askush nuk shqetesohet
ekspulset per emigrantet avokatja greqia nuk njeh avokatet shqiptare dhe askush nuk shqetesohet

Duke diskutuar mbi kërkesat e shqiptarëve për azil në vendet e Bashkimit Evropian, avokatja Dorina Prethi e ftuar në emisionin “Sintezë” nga Brenton Kotorri në News 24, tha se Greqia është rast unik sa i përket çështjes së ekspulseve për emigrantët dhe se vendi fqinj nuk pranon avokatët shqiptarë.

“Ikin me para borxh. Kthehen në Shqipëri dhe realizojnë një martesë fiktive për të ndryshuar të dhënat personale, kryesisht mbiemrin. Paguajnë personin. Aplikojnë për një pasaportë të re. Në momentin që aplikon për pasaportë të re nuk je i shpëtuar nga ekspulsi. Në momentin që do ndalesh qoftë në një stacion treni dhe të kontrollohen shenjat e gishtit, djeg edhe pasaportën e re.

Vijnë në Shqipëri. Bëjnë një udhëtim tjetër. Ka pasur një kohë që Hungaria kishte pak kontrolle dhe u dyndën. Në momentin që ke shkelur ekspulsin, rinovimi i tij nga 5 në një afat tjetër 5 vjeçar është pothuajse automatik. Ajo që do të ngritja është raporti i keq me shtetin grek. Në Greqi, një shtetas shqiptar që aplikon për fshirje ekspulsi është i detyruar të marrë avokat grek. Avokatët shqiptarë nuk mund ta ndjekin. Rasti i Greqisë është alarmant pasi në rregulloren e Shengenit, shtetet kanë vënë në dispozicion informacion dhe Greqia e ka këtë informacion. Shteti grek nuk jep informacion dhe avokatët shqiptarë e dinë se nuk mund të marrin informacion. Unë mendoj se të rinjtë largohen sepse këtu nuk kemi përgjegjshmëri”, theksoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts