Shqiperia

Ekstradimet e Dervishajt dhe Meçajt, Igli Çelmeta: Mesazh i qartë për personat e shpallur në kërkim, përfshi edhe të strehuarit në Dubai

ekstradimet e dervishajt dhe mecajt igli celmeta mesazh i qarte per personat e shpallur ne kerkim perfshi edhe te strehuarit ne dubai
ekstradimet e dervishajt dhe mecajt igli celmeta mesazh i qarte per personat e shpallur ne kerkim perfshi edhe te strehuarit ne dubai

Gazetari Igli Çelmeta në rubrikën “Opinion” në Neës24, duke folur për arrestimet e Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçaj, tha se është një mesazh i qartë lidhur me personat e shpallur në kërkim, personazhe të botës së krimit, që strehohen në Dubai.

Çelmeta tha se arrestimi dhe ekstradimi i dy personazheve mendoj se është rezultat i takimeve dhe kontakteve që zhvilloi Taulant Balla gjatë kohës që ishte Ministër i Brendshëm.

Çelmeta tha se Dervishaj dhe Meçaj u shpallën në kërkim nga SPAK, ndërsa akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ndërkohë që akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut në 2005, si dhe për vrasjen e Vajdim Lamajt, e kryer po në vitin 2005.

[embedded content]

Lidhur me Durim Bamin, Çelmeta tha se sipas Policisë së Shtetit, atij i kanë përfunduar afatet e paraburgimit dhe është vendosur në arrest shtëpie në Dubai.

[embedded content]

“Dosja e SPAK është dërguar në Dubai, procedurat për ekstradimin e tij. Lajmi për ekstradimin e Dervishajt dhe Meçajt tregojnë se mund të kemi edhe një ekstradim të Durim Bamit në të ardhmen, apo edhe personazheve të tjera të botës së krimit, që sot mund të vijojnë aktivitetin ekonomik dhe të pastrojnë paratë”, tha Çelmeta.

Gazetari cilësoi si një ndihmë shumë të madhe për autoritetet shqiptare deskriptimin e bisedave në SKY dhe sjelljen e materialeve në Shqipëri, duke hedhur dritë mbi aktivitetet e shumë personazheve apo grupeve kriminale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts