Bota

Ekstradohet drejt Gjermanisë bosi i klanit “Miri”/ Prej 3 vitesh kërkohej në të gjithë Botën

ekstradohet drejt gjermanise bosi i klanit miri prej 3 vitesh kerkohej ne te gjithe boten
ekstradohet drejt gjermanise bosi i klanit miri prej 3 vitesh kerkohej ne te gjithe boten

Hetuesit kishin ndjekur gjurmët e tij nëpër disa vende për tre vjet. Tani një nga figurat kryesore të klanit Miri rrezikon deri në 15 vite burg. Ai dyshohet për trafik droge në shkallë të gjerë.

Bosi i dyshuar i klanit i njohur si Sammy Miri, 38 vjeç, u ekstradua nga Turqia në Gjermani. Zyra e prokurorit publik të Dortmundit dhe Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Rhein-Westfalisë e kanë bërë të ditur këtë të hënën. Kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar kundër Mirit – emri i vërtetë i të cilit është Esmat E- – i cili prej vitesh drejton një nga bandat e trafikut të drogës.

Kur policia kontrolloi shtëpinë e tij në liqenin Phönix në Dortmund në gusht katër vjet më parë, E. kishte ikur tashmë jashtë vendit – fillimisht në Spanjë, por më vonë ai u zbulua në vendpushimin e Antalias në Turqi. Policia turke e arrestoi atje në mes të marsit. Hetuesit nga Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Rhein-Westfalisë dhe autoritetet federale e kishin kërkuar gjerësisht për tre vjet.

Krerët kryesorë të klanit Miri thuhet se kanë shkëmbyer informacione duke përdorur komunikimin e koduar Encrochat dhe janë ekspozuar pasi hetuesit francezë arritën të deshifrojnë kriptokomunikimin në vitin 2020.

Esmat E. rrezikon deri në 15 vjet burg. Vëllai i tij Ziad E. u dënua me 14 vjet burg në vitin 2022 për trafik droge.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts