“Ekstremisht e dobët dhe e ulët “/ Sherri me Meritonin, Egla: Më kap frika, ai shet dhe pantallonat për…

ekstremisht e dobet dhe e ulet sherri me meritonin egla me kap frika ai shet dhe pantallonat per

23:01 – 12.03.2024

“Ekstremisht e dobët dhe e ulët “/ Sherri me Meritonin, Egla: Më kap frika, ai shet dhe pantallonat për…

ekstremisht e dobet dhe e ulet sherri me meritonin egla me kap frika ai shet dhe pantallonat per
ekstremisht e dobet dhe e ulet sherri me meritonin egla me kap frika ai shet dhe pantallonat per

Një tjetër debat i ashpër brenda shtëpisë së Vëllait të Madh është regjistuar këtë javë mes Meritonit dhe Eglës.

Gjatë sfidës së përgatitjes së ballokumeve Egla dhe Meritoni kanë nisur të debatojnë me fjalë fyese me njëri- tjetrin, teksa nga ana e banores nuk kanë munguar as atakimet fizike duke i hedhur shishen me uji në fytyrë Meritonit.

Egla e ka vijuar më tej debatin duke përfshirë dhe IInisën dhe lidhjen e saj me Meritonit, duke i përmendur këtu shpesh dhe diferencën e moshës që ata të dy kanë.

Pjesë nga debati:

Egla: Unë nuk jam munduar të lidhem me banorët, unë kam qendruar me kë jam ndjerë me rehat. Banorët flasin  dhe unë flas gjithashu. Nga jashtë nuk njoh ndonjë banorë veç pak Romeon kështu që unë përdor vetëm gjërat që di për ta nga brenda. Meritoni flet dhe flet dhe flet, i thash që ka një psikolog gratis mund ta përdorë, ndërkohë që ai më ka folur gjithashtu edhe për izolimin sepse vetë më ka dhënë që ka eksperiencë. Nuk është strategjia ime Ledion që të marr informacione. Mua ndonjëherë më kap frika nga disa situata dhe nuk më duket sikur përdora ndonjë situatë. Sa i përketë Ilnisës unë nuk di çfarë i kam përdorur?

Ledion Liço: Emrin e vajzës

Egla: Ajo emrin e vajzës e ka të shkruajtur, vetë më ka krahasuar me të.

Ledion Liço: A nis prej teje apo të tjerëve, ti nuk bën asgjë?

Egla: Pas emisionit të zonjës Grida, Ilnisa erdhi me një fytyrë të tjetërsuar  dhe më kërkoi llogari për një koment timin për shtetin. Psikologu nuk është profesion për të shtrënguar vidat. Nuk është tendencioze.

Meriton: Egla erdhi afër meje dhe ka bërë ironi. Egla mundohet gjithmonë të më nxjerr si djal të keq që më përdor histori që unë vetë ia kam treguar. Egla është ajo që flet për familjen time

Ledion Liço: Si e komenton Meriton faktin që kur erdhi Rinori në shtëpi nuk donte të takonte Ilnisën dhe si e komenton faktin që Egla nuk beson në dashurinë tuaj?

Meritoni: Sjelljen e Rinorit e marr si normale, sepse ai donte të kalonte kohë me mua. Nuk shikoj asnjë mesazh nga familja ime në lidhje në raportin që kam.

Ledion Liço: A të bëri përshtypje që mamaja e Ilnisës nuk të takoi fare?

Meriton: Unë mendoj që çdo familjar do të takoj dhe kaloj kohë me familjarin e tij.

Egla: Ky do shes dhe pantallonat për këtë bbv, kurse ti je duke e përdorur.  Ti je një vogëlush shumë i keq, të të vij turp Unë nuk jam teta, teta jote është Ilnisa.

Ilnisa: Është e vetmja mënyrë që Egla të mbijetoi në këtë shtëpi është që ajo të flas keq për secilin njeri. Me mua ka vijuar diku tek dy javë dhe nuk është treguar e sinqertë. Situatën me Anaisin e përfoli. Pasi bëmë ballokumet isha në living dhe më trajtoi mua si një mami, i tha Meritonit shko tek mami jot duke baltosur ndenjën që ne kemi për njëri- tjetrin. Egla është ekstremisht e dobët dhe e ulët. Pse e shqetëson Eglën kaq shumë kjo puna e moshës? Ti ke dhënë ndonjëherë dashur gjatë jetës tënde? Ti nuk ke një shpirt të lirë

Ndërkohë ju keni mundësinë ta ndiqni spektaklin LIVE, në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2“, si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →