Ekstremizmi islamik dhe ai i djathtë, Sekretarja e Brendshme britanike paralajmëron masat e reja

ekstremizmi islamik dhe ai i djathte sekretarja e brendshme britanike paralajmeron masat e reja
ekstremizmi islamik dhe ai i djathte sekretarja e brendshme britanike paralajmeron masat e reja

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper është zotuar të rishikojë strategjinë e vendit kundër terrorizmit, duke adresuar “boshllëqet në sistemin aktual”.

Zyra e Brendshme thotë se do të shqyrtojë situatën mbi rritjen e ekstremizmit islamik dhe të ekstremit të djathtë në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe tendencat më të gjera ideologjike, duke përfshirë mizogjininë ekstreme ose besimet që përshtaten në kategori më të gjera si fiksimi i dhunës.

Sipas propozimeve, mësuesve mund t’u kërkohet ligjërisht që t’i referojnë nxënësit që dyshojnë për mizogjini ekstreme në programin kundër terrorizmit të qeverisë, transmeton Sunday Telegraph.

“Për një kohë të gjatë, qeveritë nuk kanë arritur të trajtojnë rritjen e ekstremizmit, si në internet ashtu edhe në rrugët tona, dhe ne kemi parë rritjen e numrit të të rinjve të radikalizuar në internet. Nxitja e urrejtjes e të gjitha llojeve thyen dhe prish strukturën e komuniteteve tona dhe demokracinë tonë”, tha Cooper.

Pas trazirave që shpërthyen në të gjithë Anglinë pas vrasjes me thikë të tre vajzave në Southport, pranë Mançesterit, 460 persona janë paraqitur në gjykatat e magjistraturës në lidhje me trazirat. Të paktën 72 persona nën moshën 18-vjeçare besohet se janë akuzuar.

Pritet që në vjeshtë Qeveria të paraqesë strategjinë e re kundër terrorizmit që do të nisë në fillim të vitit 2025.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →