Bota Sport

Elbasani është “mbreti i merkatos” së Superiores! 2,13 milionë euro afrime nga verdheblutë

elbasani eshte mbreti i merkatos se superiores 213 milione euro afrime nga verdheblute





































Me 13-të afrime të kryera deri më tani, Elbasani mund të cilësohet “mbret” i merkatos në Superiore. Një ndërthurje e lojtarëve me eksperiencë dhe atyre të rinj, ka bërë që verdheblutë të krijojnë një skuadër që këtë sezon të hyjnë me pretendime të mëdha.

bordin

Testi i parë i vërtetë për të parë gjendjen e elbasanasve është transferta e Korçës, aty ku synimi do të jetë për të dalë me një rezultat maksimal. Gjendja e skuadrës përgjatë fazës përgatitore ka qenë e mirë, ku edhe lojtarët që patën shfaqur probleme po rikuperohen dhe Bordin me shumë gjasa do ta ketë grupin të plotë.

VLERA E AFRIMEVE – Të gjithë vëmendjen këtë periudhë në Elbasan e kanë marrë afrimet e kryera, sepse në bazë të merkatos që do të bëhej do të shiheshin edhe objektivat e klubit. Sipas një vëzhgimi të “Panorama Sport”, duke iu referuar faqes së njohur të transferimeve “Transfermarkt”, verdheblutë deri më tani kanë bërë 2 milion e 130 mijë euro… afrime.

Nuk bëhet fjalë për para që kanë dalë nga xhepat e elbasanasve, sepse lojtarët kanë ardhur me parametra zero, por për vlerën e tyre aktualisht në treg. Një shifër e konsiderueshme po të marrim parasysh se sipas kësaj faqeje e gjithë vlera e klubit të Elbasanit në treg sa u përket lojtarëve shkon 3.5 milion euro.

Sipas të gjitha gjasave, lojtari më i shtrenjtë i verdhebluve këtë edicion do të jetë Emir Azemoviç, malazezin që luan në qendër të mbrojtjes dhe pritet të zyrtarizohet sa më shpejt në kampin elbasanas. Pas tij, vjen Kristian Dros me 250 mijë euro dhe Kristi Qose me 225, si tre futbollistët më të shtrenjtë të kësaj merkatoje vere të Elbasanit, të cilët njëkohësisht janë edhe më të shtrenjtët e skuadrës aktuale. Pas tyre janë tre lojtarë të tjerë që vlejnë nga 200 mijë euro, siç janë Esin Hakaj, Ze Gomesh dhe Bruno Lulajn, të cilët plotësojnë në njëfarë mënyre edhe listën me lojtarët më të vlefshëm të Elbasanit të këtij sezoni.

asddsadsadsadsadsadsadasadsads

Megjithatë, bëhet fjalë thjesht për shifrat në treg në bazë të performancës që kanë bërë sezonin e fundit këta lojtarë, sepse vlera e tyre e vërtetë do të shihet në fushën e lojës. Ajo që dihet për momentin është se në klub presin shumë nga këta lojtarë, sepse drejtuesit nuk janë kursyer për t’ua plotësuar pretendimet financiare, ku kuptohet se janë ndër më të paguarit në futbollin shqiptar.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts