Tekniku i Vllaznisë, Qatip Osmani doli në konferencë pas eliminimit në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë.
“Kishim shpresa te kjo ndeshja pasi edhe diferenca na premtoi që mund të kalohej. Kur kishim më shumë lojtarë në fushë e pësuam golin për gabim individual. Zhvilluam një lojë luftarake me shumë dyluftime. Në një pjesë të fraksionit të dytë i lejuam kundërshtarit të qarkullonte topin. Megjithatë, na vjen keq. Duhet të përqendrohemi në kampionat tashmë.
Lojtarët që erdhën nga stoli, mendoni se kanë diferenca të mëdha me 12 të tjerët?
“Jemi bazuar në disa ndeshje të tjera. Nëse i analizojmë ndeshjet e tjera dhe zëvendësimet, nuk kemi patur atë reskinë që kërkonim në ato momente. Sigurisht edhe sot me ndryshimet u munduam të luanim me lojtarët të shpejtë dhe që janë të gjindshëm në 16 metërsh. Duhej të shënonim të dytin pasi kishim lojtarë më tepër”.
A e kuptuat që skuadra juaj u lodh shumë, kur mbetën me 10 lojtarë çfarë mase morët?
“Ndryshuam edhe sistemin. Sigurisht që u munduam të bëjmë diçka me futjen e lojtarëve të krahut dhe Bruno Gomes në 16 metërsh, që t’i ndihmonin edhe Bekim Balajt” – tha ai pas ndeshjes me Egnatian.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co