Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se forcat izraelite kanë vrarë pasardhësin e mundshëm të liderit të Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah.
Në një video-mesazh të regjistruar paraprakisht, kryeministri izraelit tha se “ne kemi shkatërruar aftësitë e Hezbollahut. Ne dëbuam mijëra terroristë, duke përfshirë vetë Nasrallah dhe zëvendësuesin e Nasrallah, dhe zëvendësin e zëvendësuesit”
Më herët, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se Hashem Safieddine, njeriu që pritej të zëvendësonte Nasrallah, me siguri ishte “eliminuar”.
Safieddine, një zyrtar i lartë i Hezbollahut, nuk është dëgjuar publikisht që nga sulmi ajror izraelit në fund të javës së kaluar. Ai ka qenë një objektiv kryesor për Izraelin.
Ushtria izraelite tha gjithashtu të martën se kishte vrarë Suhail Husseini – i cili ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e logjistikës, buxhetit dhe menaxhimit të Hezbollahut – një natë më parë.
Pretendimet vijnë pasi ushtria izraelite zgjeroi pushtimin e saj tokësor në Libanin jugor duke vendosur një divizion tjetër prej mijëra trupash dhe Hezbollahu lëshoi breshëri raketash drejt qytetit portual izraelit verior të Haifës të martën për të tretën ditë radhazi, duke plagosur 12 persona.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co