Elhan Kastrati ka bërë debutimin e tij të shumëpritur me fanellën e Kombëtares shqiptare të futbollit gjatë ndeshjeve të marsit, në një stadium shumë të veçantë. Problemet fizike të Strakoshës bënë që ai të aktivizohej në minutat e fundit të sfidës ndaj Anglisë në “Wembley’, duke ruajtur të paprekur portën për sa minuta ishte në fushë.
“Që disa minuta më parë, shokët në stol, duke parë Strakoshën në tokë, më kishin thënë që e kisha unë radhën. Mendoja se do të ringrihej, por kur më thirri stafi mjekësor, trajneri më tha të përgatitem dhe u kujdesa vetëm që të isha gati.
Vetëm kur hyra në fushë e kuptova që ai ishte “Wembley” dhe po përfaqësoja vendin tim. Ishte shumë e bukur, ashtu si të merrja komplimente nga lojtarë, miq e familjarë”, tregoi Kastrati për “Il Mattino di Padova”.
Portieri tashmë është kthyer në Itali me fokusin që në vijimin e sezonit të bëjë maksimumin për të shpëtuar Çitadelën nga rënia nga Seria B. “Tani luajmë gjithçka, do të isha i përqendruar te kjo pikë edhe nëse nuk do të kisha debutuar në “Wembley”, por kjo eksperiencë me jep diçka më shumë. Në fund të dhjetorit ishim të fundit në klasifikim. Kemi një tendencë të qahemi. Dhe kjo nuk sjell asgjë të mirë. Unë, kur ishim në fund, do të kisha firmosur që të gjendeshim ku jemi tani në klasifikim. E kam të vështirë të bëj llogari, por besoj se do na nevojiten rreth 10 pikë”, tha Kastrati në intervistën e tij.
E.KUKA-PANORAMASPORT.AL
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co