Sot u luajtën dy ndeshje të elitës në Kosovës. Ballkani barazoi 0-0 ndaj Prishtinës, në një sfidë tejet të luftuar nga të dyja palët. Me këtë barazim, ekipi i Dajës kryeson kampionatin me 53 pikë, 2 pikë më shumë se Llapi ndjekës. Në krahun tjetër, ekipi nga Prishtina renditet në vendin e pestë me 39 pikë.
Malisheva merr një pikë, pas barazimit 1-1 ndaj Dritës. Golit të Huruglicës në minutën e 10-të, iu përgjigj Aliu në të 23-tën. Drita është në pozitën e 3-të me 51 pikë, Malisheva e katërta me 48 pikë.
Nesër janë në program takimet Feronikeli-Fushë Kosova, Gjilani-Dukagjini dhe Llapi-Liria.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co