Bota Sport

Elmando Gjini shitet te Ballkani, zbulohet shifra që ka përfituar Teuta nga ky transferim

elmando gjini shitet te ballkani zbulohet shifra qe ka perfituar teuta nga ky transferim




































Elmando Gjini do ta vazhdojë karrierën në Kosovë dhe konkretisht me Ballkanin, ekipin që po bën histori këto vitet e fundit me titujt kampionë dhe me kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
1703258635_elmandogjini

Mbrojtësi do të lërë Teutën pas disa muajsh, pasi kishte ardhur në merkaton e janarit, për t’u bashkuar me ekipin e trajnerit Ilir Daja, edhe pse ky i fundit lakohet për një kalim te Dinamo. Drejtuesit e Ballkanit janë shfaqur të gatshëm të paguajnë te klubi durrsak për shërbimet e 22- vjeçarit. “Djemtë e Detit” duken krejtësisht dakord me këtë lëvizje dhe zyrtarizimi i Gjinit te Ballkani është vetëm çështje orësh.

Lojtari ka udhëtuar dje drejt Kosovës, ndërkohë që Ballkani luante ndeshjen e kampionatit me Gjilanin. Nga burime të gazetës bëhet me dije se Teuta ka përfituar shumën e 120 mijë eurove nga shitja e Gjinit dhe ka mbajtur 15% të vlerës së kartonit të mbrojtësit. Për aq sa luajti me Teutën, ai ishte ndër më të mirët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts