Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reagaur pasi Elon Musk njoftoi se platforma e internetit satelitor të kompanisë Starlink Services, pronë e kompanisë amerikane SpaceX të vetë miliarderit, do të operojë edhe në Kosovë.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani shkruan: “Mirësevini në Kosovë”.
Vet Musk shpërndau njoftimin e kompanisë Starlink e cila tha se ‘‘Interneti me shpejtësi të lartë dhe me vonesa të pakta i Starlink-ut tani është në dispozicion edhe në Kosovë!’’.
Welcome to Kosovo @Starlink @elonmusk https://t.co/lSPvbRQcGC
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 21, 2024
SpaceX nisi satelitët e saj të parë testues Starlink në orbitën e Tokës në vitin 2018 dhe satelitët e parë operacionalë në vitin 2019.
Që atëherë SpaceX ka dërguar në orbitë më shumë se 5000 satelitë Starlinks nga Florida dhe Kalifornia, duke përdorur raketat e veta Falcon.