Shefi i Tesla-s, Elon Musk thotë se do të fillojë prodhimin dhe përdorimin e robotëve humanoidë nga viti i ardhshëm. Në një postim në rrjetet sociale, Musk tha se robotët do të përdoren fillimisht nga Tesla, e cila do të nis t’i shesë në vitin 2026.
“Tesla do të ketë robotë humanoidë vërtet të dobishëm në prodhim të ulët për përdorim të brendshëm të Tesla vitin e ardhshëm dhe, shpresojmë, prodhim të lartë për kompani të tjera në vitin 2026”, tha Musk në platformën e tij të mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter.
Miliarderi i teknologjisë kishte thënë më parë se priste që roboti, i quajtur Optimus, do të ishte gati për përdorim në fabrikat e Tesla deri në fund të këtij viti. Musk është i njohur për vendosjen e afateve ambicioze kohore për kompanitë e tij, të cilat ai nuk i ka përmbushur gjithmonë.
Në vitin 2019, ai tha se ndihej “shumë i sigurt” që Tesla do të kishte taksi vetë-drejtuese në rrugë deri vitin e ardhshëm. Më herët këtë vit, Musk tha se robotaksi i shumëpritur do të zbulohej më 8 gusht, por kjo nuk ka ndodhur duke konfirmuar se ky proces do të shtyhej në kohë për shkak të disa ndryshimeve në pjesën e përparme të makinave.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co