“Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë kanë goditur fort arsimin”- Partia e Lirisë: Nga inovacioni tek mbështetja financiare e studentëve, ja 5 pikat e programit tonë për këtë sektor

emigracioni dhe renia e lindshmerise kane goditur fort arsimin partia e lirise nga inovacioni tek mbeshtetja financiare e studenteve ja 5 pikat e programit tone per kete sektor



































Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, ka folur për arsimin duke thënë se emigracioni masiv dhe rënia e lindshmërisë kanë goditur fort këtë sektor në Shqipëri.

pl

Haxhiu renditi disa nga problematikat që sipas saj janë klasat kolektive, mungesa e një standardi të njëjtë mësimdhënieje në të gjitha shkollat, mungesa e hapësira argëtuese, politizimi i administratës arsimore etj.

Por, sipas saj, për t’u dhënë zgjidhje këtyre problematikave, Partia e Lirisë ka një program që përmban 5 pika, të cilat janë si vijon:

  1. Investimi ne arsim dhe kerkim shkencor do te jete ne nivelin 5% te PBB.
  2. Mesuesia dege prioritare
  3. Mbeshtetje financiare per studentet dhe mesuesit.
  4. Inovacioni ne Shqiperi, financim mbi mesataren e Bashkimit Europian.
  5. Investime prioritare ne deget e teknologjise dhe informacionit.

Deklarata e plotë e Brunilda Haxhiut:

Pershendetje!

Emigracioni masiv dhe renia e lindshmerise kane goditur fort arsimin shqiptar. Regjistrimet ne sistemin tone arsimor deshmojne qarte renien e nxenesve me 4,1 % ne vitin 2023.

Nga te cilat ne arsimin 9 vjecar ka nje renie vjetore 4 %, arsimi i mesem 7,4% ndersa arsimi i larte ka rene me 2 %. Keto shifra deshmojne qarte renien e theksuar ne grupmoshen 15- 18 vjec qe ka te beje edhe me rritjen e emigracionit te minoreneve.

Renia e numrit te nxenesve ne shkollat e mesme duket edhe me e forte nese krahasojme nxenesit qe u regjistruan ne klasen e 10, qe jane 28 mije nxenes qe u regjistruan per vitin akademik 2022- 2023 nga rreth 31 mije nxenes vitin e kaluar akademik. Pra nje renie me gati 9 %

Nderkohe qe numri i nxenesve ne shkollat shteterore bie, ne shkollat private numri i nxenesve ngrihet me 3400 nxenes ne 4 vjet. Pra kemi nje keqfunksionim te sistemit te arsimit shteteror .

Arsimi eshte nje nga faktoret kryesore bashke me shendetesine dhe vendin e punes qe i detyrojne shqiptaret te largohen.

Shpopullimi dhe problemet ne arsim kane hyre ne nje rreth vicioz dhe ndikojne njeri -tjetrin ne fuksionimin e tyre.

37% ka rene numri i nxenesve nga 2010- 2022. Por nuk ka rene numri i mesuesve. Renia e raportit mesues – nxenes nuk e ka permiresuar mesimdhenien. Deshmi e kesaj jane rezultatet e ulta ne provimet e matures.

Rezultatet e maturës shtetërore e kanë treguar cdo vit rënien drastike të cilësisë së arsimit të mesëm, për të ardhur në certifikimin e këtij dështimi nga rezultatet e testeve Pisa. Shqipëria është në vendin e 69-të nga 80 vende që u bënë pjesë e testimit. Pra jemi më keq seç ishim në 2018-n dhe akoma më keq se në vitin 2015. 50% e të rinjve janë kthyer në analfabetë funksionalë pra nuk kuptojne ate qe lexojne .

Situata e arsimit ne Shqiperi eshte alarmante.

Ne zonat rurale mesimi behet ne klasa kolektive sepse ka pak nxenes . Shkollat jane braktisur edhe per shkak te mungeses se transportit dhe sigurise dhe prinderit detyrohen ti lene pa shkolle femijet e tyre.

Mesimdhenia nuk ka te njejtin standart ne te gjithe vendin. Ka shkolla te dores se pare dhe shkolla te dores se dyte. Prinderve iu duhet te migrojne nga zonat rurale drejt atyre urbane per nje arsim me te mire. Kjo behet shkak per nxitjen e metejshme te levizjeve migratore brenda vendit dhe centralizimin e popullsise ne qytet dhe sidomos ne Tirane.

Ne shkolla kemi mungesa te medha te mjediseve argetuese dhe sportive, mungojne laboratoret dhe sallat e interenetit. Ka mungesa te mesuesve ndihmes qe pengojne ecurine mesimore te nxenesve, mesimdhenien gjitheperfshirese por edhe ngarkojne punen e mesuesit.

Ka renie te madhe te studenteve ne universitet sidomos ne deget e mesuesise dhe ato te shkencore qe vene ne pikepyetje ekzistencen e ketyre degeve.Duhet nje riorganizim i sistemit arsimor . Kemi ZVA edhe aty ku nuk ka nxenes. Miliona leke shkojne per nje administrate joefektive ne keto zyra, kur keto para mund te shkojne per paga te mesuesve te cilet jane me te keqpaguarit ne Rajon.

Mungon nje Program i qarte politik nga ana e qeverise per mbeshtetjen e vecante qe kerkon arsimi dhe nuk konsultohet me eksperte te vertete te fushes. Sepse eshte e qarte qe per kete Qeveri Arsimi nuk eshte Prioritet per aq kohe sa buxhetohet sa me pak se vendet e rajonit ne raport me PBB.

Administrata arsimore eshte e politizuar. I kane kthyer mesuesit ne patronazhiste te prinderve, ne sekretare te shkresave dhe jo ne percues te dijeve dhe as ne edukatore te brezave te ardhshem.

Parta e Lirise ka nje Program te qarte per mbeshtetjen Arsimit dhe Investimin ne kapitalin njerezor.

1- Investimi ne arsim dhe kerkim shkencor do te jete ne nivelin 5% te PBB.

  1. Mesuesia dege prioritare
  2. Mbeshtetje financiare per studentet dhe mesuesit.
  3. Inovacioni ne Shqiperi, financim mbi mesataren e Bashkimit Europian.
  4. Investime prioritare ne deget e teknologjise dhe informacionit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →